Shkolla shqipe-turke do rindërtohet me ndihmën e Turqisë

Qyteti i Ohrit do të bëhet shumë shpejt me objekt të ri shkollorë. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të investojë në rindërtimin e shkollës fillore Vllazërim Bashkimi edhe atë iu ofruar nxënësve kushte të përsosura për mësim. Kjo nuk është hera e parë që TIKA ndihmon Maqedoninë në çdo fushë dhe sektor në përpjekjet e saj për zhvillim. Kryetari i departamentit të Ballkanit dhe Evropës Lindore pranë TIKA-s, Mahmut Çevik, tha se 13 vite me radhë kjo agjenci ndihmon pa rreshtur duke investuar në Maqedoni rreth 70 milionë euro në sektore të ndryshme.

“Tika deri më tash në gjithë teritorin e Maqedonisë, ka realizuar 37 projekte në fushën e arsimit.Duke ndërtuar, riparuar, sjellur pajisje shkollore si dhe duke bërë trajnime profesionale te mësimdhënësit. Me këto projekte, jemi përpjekur të rrisim cilësinë arsimore për 11.500 nxënës. Ndërkaq, ne kemi afër 800 projekte arsimore në Ballkan dhe Evropën Lindore, duke kontribuar që 200 mijë nxënës të pajisen me arsim cilësor”, deklaroi Mahmut Çevik, kryetari i departamentit të Ballkanit dhe Evropës Lindore pranë TIKA-s.

Shkolla e re do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 5.845 metra katrorë, me njw sallw sportive prej 738 metra katrorë. Kështu sipas koordinatorit të TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, shkolla do të jetë edhe një herë më e madhe se ajo që është tani.

“Sipas asaj që kemi parashikuar , shkolla do të fitojë kapacitet të madh edhe atë plus një herë më shumë se sa është tani  do të ket rreth 29 klasa, përfshirë dy klasa për trajnim special dhe dy klasa të nivelit parashkollor. Në këtë mënyrë  do të ket hapsirë për më shumë nxënës”,tha koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden.

Ky investim sipas kryetarit të Ohrit, Jovan Stojanoski, është pasuri për qytetin.StrugaLajm

“Sipas gjitha të dhënave që I kemi në 1980 tën është investimi I fundit në objekt shkollorë në komunën e ohrit, edhe atë vetëm rinovim. Prej atëherë 38 vite kanë kaluar, kemi fat që përsëri pas shumë kohësh të kemi objekt të ri shkollorë. Kjo është shkolla që për fatin tonë të mirë e pasqyron jetën multikulturore të nxënësve në komunën e Ohrit”, deklaroi kryetari I Ohrit, Jovan Stojanoski.

Ndërtimi i shkollës do të nisë në vitin e ardhshëm akademik 2018-2019.

Hava Tahiri /SHENJA/

In : Aktuale

Loading...
loading...