LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Shkon në 5 numri i viktimave në aksidentin tragjik në Shqipëri

Bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë është rënduar. 34-vjeçarja Rudina Haka ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës duke e çuar në 5 numrin e viktimave. Ajo nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Pak pas mesnate në afërsi të Thumanës, një aksident i tmerrshëm është shënuar duke rezultuar me 5 viktima si pasojë e përplasjes së dy makinave. Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç si dhe 34-vjeçarja Haka.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button