Shoferët e kamionëve lirohen nga karantinimi

Kushdo që vjen nga një shtet tjetër do të izolohet për dy javë. Kështu parashihet me vendimin e Qeverisë së Kosovës, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Por për këtë vendim tashmë është bërë një përjashtim.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i lirojë nga obligimi për karantim shoferët kosovarë e të huaj që transportojnë mallra.

Kjo ka ardhur pas një kërkesë nga Oda e Afarizmit të Kosovës.StrugaLajm

Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë që nëse shoferët karantinohen një vendim i tillë do të shkaktojë mungesë të mallrave.StrugaLajm

Nga Oda e Afarizmit iu kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës me një kërkesë të vetme, që këta shoferë të pajisen me një leje e cila do t’ua mundësonte qarkullimin.

Rozeta Hajdari nga Ministria e Tregtisë konfirmoi se ndalimi i tyre mund të shkaktojë dëme.

Vetëizolimi i shoferëve të kamionëve mund të shkaktojë vonesa në ardhje të produkteve dhe duhet paguar taksa shtesë nëse mallrat qëndrojnë në një vend të caktuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...