Shote Galica e Manastirit që e “dridhi” shqiptarinë me 5 rreshta poezi!

Mënyra më e mirë për ta kujtuar një poet është t’i lexohen poezitë.

Si e quan veten “shqiptar”
Kur qytetit të Alfabetit nuk i krenohesh!
Si e quan veten “kombëtar”
Kur me një gjuhë të huaj pajtohesh!
Si e quan veten “shqiptar”
kur vetëm për festa me flamuj “kuq e zi” lëvdohesh!

Besjona Jusufi lindi më 1 maj të vitit 2002 në Manastir, atje ku ajo jeton dhe vazhdon shkollimin. Është një shkrimtare e re e cila di shumë mirë ti shpreh ndjenjat e saja me anë të shkrimit. E butë, sensuale, plot dashuri dhe besim për këtë botë.

Ashtu si çdo shpirt poetik i vërtetë, i endur nga dashuria dhe fantazia , në vargjet e saj, është një dëshirë e sinqertë për ngrohtësinë e zemrës, të cilën ajo, me kaq shkëlqim, e ndan në mënyrë bujare, transmeton Gazeta Lajm.StrugaLajmStrugaLajm

Me një koleksion të ri të poezive, tregon se fjala poetike shëron shpirtin, prek universin dhe e kthen errësirën në dritën që kalon nëpër korridoret e përjetësisë. Ajo shkruan për dashurine, jetën, shpresat, vetminë, situatat të rrezikuara nga ekzistenca njerëzore. Këtu shohim se poetesha mbart një vetëdije dhe një ndërgjegjësim të lartë.StrugaLajm

Adhuron Zotin sepse Ai është krijuesi i gjithësisë dhe vetëm në emrin e tij plotësohet çdo dëshirë. Familja e saj ishte shkaku i parë frymëzues për botimin e librit: Vargjet më kujtojnë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...