Shpallja për “Doctor Honoris Causa” e politikanëve është poshtërim për UT’në dhe për tërë kombin

Koment nga Zeqirija Ibrahimi

Kur ishim ne në Ministri të Kulturës, u pata angazhuar në mënyrë të veçantë për projektet e Universitetit të Tetovës. Dhe, e dinë ata kolegë që kanë qenë në takime e në kontakt se gjithçka që UT-ja kishte kërkuar, ajo ishte miratuar. Natyrisht, pa asnjë detyrim dhe pa asnjë kërkesë e pengesë. Krejt kjo me idenë se UT-ja është vatra jonë arsimore e ngritur me gjakun tonë dhe ne kemi detyrim kombëtar e intelektual ndaj saj.
Por, kur UT-ja merret me politikë dhe favorizon politikanë që opozita shqiptare i klasifikon si “mashtrues”, detyrimisht që ndaj UT-së do të sillemi si politikanë.
Shpallja për “Doctor Honoris Causa” e politikanëve, si ai i njohur me nofkën “Kryeministri shqiptar Zaev”, së pari është poshtërim për UT-në e pastaj për gjithë kombin tonë që me aq sakrificë e ka ngritur këtë universitet.


Loading...
loading...