Shpat Kasapi martohet në fshehtësi, dalin fotografitë e para nga ceremonia private

Këngëtari, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë.

Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja kanë ndarë imazhet e para nga ceremonia, ku duken mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari ka bërë të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos.

Në muajin janar të këtij viti Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar një dasmë, e cila u shty përshkak të pandemisë.


Loading...
loading...