Shpërbëhet grupi që ka shitur drogë

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim të koordinuar me Sektorin për hetime kriminale – njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shpërbërë edhe një grup që në periudhën e fundit është marrë me shitje të lëndëve narkotike.

“Duke vepruar sipas kallëzimit të parashtruar penale kundër dy personave, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. personat ngarkohen se kanë bërë vepër penale – Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substanca psiokotrope dhe prekusorë nga neni 215 paragrafi 3 nga Kodi penal”, kumtoi PPRM.

Bazat e dyshimit, siç thonë prej atje, rrjedhin nga dëshmitë e marra paraprakisht se të dyshuarit në shtator të vitit 2016 në mënyrë të paautorizuar, ndërsa për shkak të shitjes kanë blerë dhe shitur drogë – marihuanë me peshë prej 805 gramë në afërsi të shkollës së mesme “Nikolla Karev” në lagjen e Karposhit në Shkup.

Njëri prej personave, dje në orët e hershme të mëngjesit është penguar në vendkalimin kufitar Deve Bair gjatë tentimit, për dalje nga Republika e Maqedonisë dhe është mbajtur dhe privuar nga liria.

In : Aktuale

Loading...
loading...