Pas mesnatë, ka shpërthyer zjarri në një barakë në rrugën “Qeramidica” në Shkup, i cili më pas është shpërndarë edhe në barakën afër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.
“Më datë 31.03.2023 në ora 01:17 në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 01:00 në lagjen “Qeramidica” në Shkup, në një barakë në pronësi të E.Z., ka shpërthyer zjarr nga një bombole gazi, ku më pas është kapluar edhe baraka në pronësi të A.E.(30). Zjarri është shuar nga Njësiti i kundërzjarrit. Persona të lënduar nuk ka”, qëndron në njoftim.