Shpërthim në Gjermani, disa të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur pranë një stacioni treni në qytetin gjerman të Mynihut. Raportohet se tre persona janë lënduar, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas brigadës së zjarrfikësve, ka pasur “një deflagrim” në një kantier ndërtimi të Deutsche Bahn pranë Donnersberger Brücke në Mynih.StrugaLajm

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg, transmeton rtv21.tv.StrugaLajm

Sipas informacioneve të BILD, ka shpërthyer një bombë avioni nga Lufta e Dytë Botërore.

“Trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht. Policia ka rrethuar zonën. Jashtë kësaj zone nuk ka asnjë rrezik”, shkruan policia në Tëitter.

Shkaku i saktë i shpërthimit është i paqartë. Policia tha se deri më tani nuk ka prova për një krim./21Media

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...