Aktuale

Shpëtim Pollozhani: Mjaftë votuam gomarët e partisë

Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, në një intervistë për Lajm TV ka vlerësuar ngjarjet e fundit politike, me theks terrorin e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Ajo që ndodhi në parlament është rezultat i kriminalizimit të partive politike, të cilët duke dashur të grumbullojnë sa më tepër vota, sikur bënin gara njëra me tjetrën cila do mbledh më tepër kriminel në radhët e veta dhe kjo u vërtetua”, veçoi mes tjerash Pollozhani.

Sipas tij, këto struktura kanë mekanizëm të dhunës brenda vetes, dhe kjo- potencon ai- patjetër të shpërthente.

“Shqiptarët duhet t’ia largojnë kriminelët nga skena politike. Ato janë një kategori njerëzish të paarsimuar, të pajisur me diploma dhe tituj. Shumica e tyre diplomuam pasi u bënë deputetë apo ministra dhe tu kthehen vlerave të mirëfillta. Mjaftë më me teorinë që edhe një gomar po ta nxjerrë partia ne do ta votojmë gomarin, sepse është gomari i partisë. Ti kthehemi sistemit të vlerave. Ne kemi gjenerata të reja, krijues, botojnë libra, ligjërojnë nëpër fakultete, …ndërsa të moshuarit le të ndihmojnë me përvojën e vet”, deklaroi Pollozhani.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button