Shpëtim Pollozhani :Mos u gëzoni shumë për zbulimin në Koroshishtë
Mos u gëzoni shumë
Ditë më parë në fshatin Koroshishtë të Strugës u zbulua një lokalitet arkeologjik i shekullit VI para ërës sonë. Aty u gjetën artefakte që i takojnë Fisit ilir Enkelej por, te lokaliteti u duk Pasko Kuzman, i cili ishte kryearkeologu i Gruevskit. Prania e Pasko Kuzman kjo punë ngre shumë dyshime?
Pasko Kuzman, bashkë me drejtorin e Muzeut Historik në Shkup, vodhën shumë artefakte të periudhës Ilire. Artefaktet-origjimalin e zëvendësuan me imitime të larë me arr. Për këtë vjedhje kishte edhe dënime. Pasko Kuzman u dënua me tre vite burg por, pragun e burgut nuk e shkeli asnjëherë.
Kam frikën se edhe këto artefakte do ta pësojnë fatin e shumë artefakteve dhe gjetjeve arkeologjike si: Maska e Trebenishtit afër Strugës, pllakat me mbishkrimin DARDAN në Shkup dhe shumë të tjera.
Qëllimi është zhdukja e lidhjes Ilire-Shqiptare.
Më mirë se toka, askush nuk i ruan artefaktet!