Shpëtimtari” i shqiptarëve me 56 “sejmenë” përmbrapa
NGA KALOSH ÇELIKU
“Hoxhën” e Allahut, arratisur me vite maleve si “terrorist” dhe “armik” i Shtetit të “përbashkët”, i cili u bë i njohur në bazë të asaj se para disa viteve trumbetonte se mbanë nën kontrollë disa fshatra të Shkupit dhe se UÇK-ja po mobilizohet, e kapi në befasi “shpëtimtari” i shqiptarëve në flagrancë me Xhadinë te “Parku i Grave, në Shkup. Arsyetimi: E kapa më në fund pa shkrepur asnjë fishek e “bombë’ politike para kamerave televizive, që ta kthej te familja, në shtëpi. Mjaftë më luftoi maleve për liri si një Don Kishot shqiptar duke shpallur “Zona të lira” për Dylqinenë e Tobozës. Nuk desha ta ndaj nga 56 “sejmenët” e mi besnik përmbrapa për Maqedoni. “Hoxha” i Allahut është njëri nga qytetarët që iu bashkua “Revolucionit Laraman” me protesta dhe “bomba” politike me dhunë për të ardhë në pushtet vetëm për një post politik, vend pune në Qeveri, kur nuk kishte nevojë dikush diçka të çlirojë dhe shpallë “Zona të lira” duke “luftuar” maleve si komandant pas lufte në Facebook nën flamurin “kuqezi” të Allahut për “Shqipëri të Madhe”, për shkak se nuk ka pasur forca të armatosura në ato male.
“Shpëtimtari” i shqiptarëve, në frymën e konceptit një “shoqëri për të gjithë”, nuk dëshiron t’i “ndajë” qytetarët dhe beson se çdokush mund të ndihmojë. “Ai punon për rrogë, me të cilën besoj se do të përkujdeset për familjen e tij. Shprehim keqardhje që u vonuam me përgjigje për këtë çështje. Unë jam njeri që nuk kam paragjykime. Besoj se njeriu mund të “ndihmojë”, përsëri ndërhyrja ime si autor me nënthonjëza në këtë shkrim publicisrik(?!), nëse do të paraqiteshin grupe të caktuara ekstremiste dhe radikale në territorin ku jeton. Ai e njeh terrenin dhe jeton edhe në Shkup” (?!).
Hi-hii-hiii… Pse, komandantët e vdekur dhe të gjallë, fëmijët e tyre jetima pa bukë e çati mbi kokë Verë e Dimër, nuk hënkan bukë në këtë shtet të “përbashkët”, por sipas “shpëtimtarit” të shqiptarëve: hanë kashtë?!
Edhe, cilin: “Hoxhën” e arratisur maleve, i cili nga “Zona e lirë” përmes Facebook u dërgonte porosi policisë dhe ushtrisë “maqedonase”: Ecni, kur të doni me njësi speciale e ushtarake, se: ju pres për kafe mu si “brate Luben”, në Haraçinë (Luftën e 2001 -shit). Aspak, nuk u hidhërohem pse keni “lëshuar” fletë arrestimi bashkë me “vëllain” (brate Luben), që gjatë Luftës të 2001 -shit, publikisht para kamerave televizive i dhuroi një revole të artë si “fitore” me “nacionalistët dhe irredentistët” shqiptar asaj kohe, zv/ ministrit Rafet Elmazit. Sot, në “paqe” do të pimë kokë më kokë kafe te “Parku i Grave”. Punemadhe, pse ende jemi në listën e zezë amerikane, ai përfundoi në burg e unë si “kryengritës” shqiptar ende në “luftë” për liri i arratisur maleve.
Askushi, nuk merrte guxim të ngjitet maleve me polici e as me ushtri, arrestojë “Hoxhën” e Allahut. Ose, ta kapi në befasi në shpellë, ose shtëpi. E vranë Harun Aliun me shokë në Radushë, “terroristët” në Brodec dhe “Lagjen e trimave” në Kumanovë, por jo edhe “Hoxhën” e Allahut që Tanushën e kishte shpallë “Republikë” para syve të policisë shtetit “përbashkët”: Gruevski, Zaevi, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Mëkot, dy SHVL -të i sulmonin me akuza partitë politike shqiptare, se: nuk angazhohen aq sa duhet për zgjidhjen e Çështjes të “komandantëve” luftës me statut të barabartë me atë të “branitellave”, kur shumica e tyre si partizanë partiak (trima pas lufte), më e kënë zgjidhur këtë problem politik shekullor me poste politike e vende pune në Qeveri. Rast i pazgjidhur, ende mbetet i fëmijeve të pafajshëm jetima në fatin e rrugëve, dëshmorëve të luftës dhe komandantëve mes varreve, që më nuk janë në mesin e të gjallëve. “Terroristëve”, që me procese të montuara politike, ranë dëshmorë në Bit – Pazar, Gostivar, Brodec, Radushë dhe “Lagjen e trimave”, në Kumanovë. E, kurrë nuk e zunë në befasi “Hoxhën” e Allahut maleve, sot e kapën te “Parku i grave”?!
Përçudi, ky “Hoxhë” lufte i “përndjekur” dhe arratisur maleve me vite, si nuk “pati” informata për hyrjen e “terroristit” Harun Aliu me shokë, në Radushë?! Përmëtepër, edhe të gjithë atyre “terroristëve” shqiptar me armatime të lehta e rënda nëpër “Zonën e lirë”, pa u hetuar që hynë në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë?! Rrethimin e tyre në gjumë nga policia, herët në mëngjes ende pa zbardhur drita. E, sot mu si dje, kur e përqafuan dhe e puthën në të dyja faqet shqiptarët si “shpëtimtar” pas shuarjes të “Kryngritjes Shqiptare” (terroristëve) në Kumanovë, “Hoxha” shpërblehet nga “shpëtimtari” i shqiptarëve me një vend pune (një torbë taxhi) në grazhd të Qeverisë, pij kafe në “paqe” me “Vëllain e Madh” (brate Luben)?!
“Hoxha” i mbushur me paragjykime në një reagim ndaj gazetarëve të portalit TetovaSot, jep një informacion për ish zëvendës ministrin e punëve të brendshme nga radhët e PDSH -së, Refet Elamazi, ku sipas tij ai ka dhënë dorëheqje se, nuk ka arritur ta “arrestojë”, (e shtiva unë në thojza autori i këtij shkrimi publicistik) “Hoxhën” e Allahut?! Përgjigje, përmes Facebook, pa i hequr asnjë presje, asnjë pikë: “A thua pse me ju po luan Nikolla dhe Sasha e me ne s`ja ka mundësuar Allahu deri sod?
Unë jam i bindur thellë se ai i cili e ka krijuar Gjithësinë dhe në çdo moment na vëzhgon dhe për çdo vepër na shpërblen o na dënon. Unë i mbështetem Atij dhe as që e kam dert se cilët janë kriminelët Nikolla e Sasha. Fundja katër herë kanë tentuar të futen në Tanushë, por kot.”
Edhe, një herë qesh nga fundi i barkut përmes këtij shkrimi publicistik. Jo, nga zori, por “guximi” i “Hoxhës” Allahut. Ilustrim i këtij shkrimi publicistik, si përgjigje përmes Facebook nga Komandant “Hoxha” me titull: “Refet Elamazi u mundua të më arrestoj e jo të më mbroj. Elmazi para disa muajve ofroi dorëheqje, pas aksionit të policisë në fshatin Tanushë, në kërkim të ish-deputetit dhe zëvendëskryetarit të Bashkimit Demokratik Kombëtar, Xhezair Shaqiri. Por vendimi i tij nuk u mbështet nga partia e tij. Në incidentet e 25 shtatorit në Parlamentin e Maqedonisë, zëvendësministri Refet Elmazi u akuzua nga opozita për përfshirje në incidente. Ai arriti të ngelet ministër edhe pas një interpelance të ngritur nga opozita. Zëvendësministri i Brendshëm është kritikuar nga opozita shqiptare edhe për aksionin e policisë në fshatin Brodec.
PDSH ka pranuar dorëheqjen, por burime pranë kësaj partie bëjnë të ditur se për zëvendësimin e tij flitet për Ernad Fejzullahun, drejtor aktual i Drejtorisë së Fluturimeve Civile dhe anëtar i kryesisë së PDSH-së.
Po ua përkujton vitin 2007 kur Rafet Elmazi dha dorëheqje pas sulmit në Tanushë, jo pse deshi të na mbron, por pse nuk mundi të futet me policinë e Maqedonisë, e pastaj ju e patë se çka ndodhi me Brodecin (?!).
Qesharake, ë?! Përsëri ndërhyrja ime si autor i këtij shkrimi publicistik me thonjëza dhe shenja të pikësimit. Edhe, vazhdon politika “madhore” historike shqiptare: Themelimi i partive te reja politike shqiptare, vrapimi pas posteve politike, vendeve të punës, shitja e “komandantëve” të Luftës 2001 -shit edhe pa pare. Pasurisë të partive politike, klanore, personale e familjare. Titulli i themelimit të një partie të re politike: A, është Refet Elmazi një nga personat kyç në partinë e Ziadin Selës?
Që nga shfaqja e pakënaqësive brenda PDSH-së dhe formimit të Lëvizjes për Reforma në PDSH, e kryesuar nga Ziadin Sela, në opinion përflitej se faktikisht nuk është edhe aq “reformuese” sa që pretendon të thirret, pasi në të do të kyçen figura që më herët kanë qenë funksionarë të PDSH-së, të cilët në opinionin shqiptar nuk njihen për vepra të mira e në dobi të qytetarëve.
Ndonëse janë shtuar zërat se, njëri nga personat që më së shumti i ka dhënë guxim Selës që t’i hyjë kësaj rruge për reforma është Refet Elmazi, këto vetëm se po vërtetohen me kalimin e kohës. Për të gjithë që nuk e mbajnë mend, Refet Elmazi ishte zëvendës ministër i MPB-së, që aksionin e Brodecit në vitin 2007 e cilësoi si shumë të suksesshëm, ku u vranë disa shqiptar, njofton “Shenja”.
Bile, edhe Wikipedia shkruan se në kohën kur Refet Elmazi ka qenë bartës i funksioneve publike, bashkësia ndërkombëtare ka fajësuar drejtpërdrejtë Elmazin për përfshirje në incidente të shumta dhe ngjarje kontroverse, duke përfshirë edhe incidente gjatë zgjedhjeve.
Sela një kohë të gjatë kryesinë e tij ngurron ta bëjë publike, dhe një nga arsyet që po qarkullojnë thuhet të jetë edhe kjo: sepse disa nga ato që ka aty në kryesi dhe përreth kanë një të kaluar të zymtë me Menduh Thaçin.
Pra, edhe pse Sela tenton të mbajë larg syve të opinionit Refet Elmazin, thuhet se ai ka qenë një nga personat kyç edhe në organizimin e Kongresit të Selës dhe se takimet mes këtyre dyve janë të shpeshta, ndaj dhe shtohen dyshimet që Elmazi është një ndër figurat kryesore në prapaskenë të Selës. Se a do të zgjidhte realisht Sela të “reformojë” PDSH-në, apo do e bëjë atë një PDSH vetëm me etiketë të re, këtë më së miri do të tregojë koha. (Shenja).
“Zhurnal” për herë të parë pas 12 viteve po publikon misionin paqëruajtës të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti gjatë vitit 2004 kur, një grup i armatosur shqiptarë nga Kondova i udhëhequr nga Agim Krasniqi u kërcënua publikisht me armë se do ta granatojë Shkupin.
Mediat në Maqedoni raportonin se situata mund të destabilizohet dhe të del nga kontrolli, mirëpo në atë kohë kryetari Ahmeti së bashku me ish kryetarin e ndjerë të PDSH-së, Arbën Xhaferin dhe nënkryetarin Menduh Thaçi shkuan në Kondovë për t’u takuar me grupin e Agim Krasniqit. Pas një takimi disa orësh ishin dakorduar që grupi i armatosur shqiptarë të largohet nga Kondova dhe ky vendbanim të funksionojë konform ligjeve të Maqedonisë.
Në momentet më kritike kur u krijua bindja se nga Kondova mund të përshkallëzohet dhuna dhe mund të ketë shumë viktima në njerëz, mu në këto momente të rënda kritike, kryetari Ahmeti vendosi që të kryej një mision paqeje me të vetmin qëllim që mos të vriten shqiptarët në Kondovë, por paknaqësia e tyre të zgjidhet përmes dialogut politik, dialog i cili edhe u arrit, me çka grupi i Kondovës mbeti i lirë, ndërsa disa të tjerë u shpërngulën në Kosovë.
Në atë kohë, më konkretisht më 18 janar të vitit 2004 pas takimit që ka patur Ahmeti me Krasniqin në një konferencë për shtyp tha se është i impresionuar nga zgjidhja e situatës në Kondovë, për shkak se kjo situatë është zgjidhur në mënyrë të qetë në kohën kur në Maqedoni të gjithë kanë pritur që të kërcasin bomba dhe rafale.
Ahmeti madje ka theksuar se dikush ka tentuar që shqiptarët e Maqedonisë t’i prezantojë para botës se janë popull problematik, por Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët nuk janë kriminelë dhe se ai personalisht ka marrur përgjegjësinë që grupi i Kondovës të mos ndjeket penalisht.
“Gjithçka mbaroi qetë, ndërsa të gjithë prisnin bomba dhe rafale. Kjo dëshmon se Kondova kërkon paqe dhe stabilitet. Unë gjatë negociatave ju garantova se djemve të armatosur që nuk do tju ndodhë asgjë. BDI si parti e mbanë përgjegjësinë për ata. Vështirësitë janë për burrat, ndërsa shqiptarët e kanë dëshmuar këtë. Jo, ne nuk jemi kriminel. Shqiptarët i realizojnë të drejtat e tyre, Kosova është gati pavarësisë, ndërsa marrëveshja e Ohri është para realizimit”, ka deklaruar Ali Ahmeti në pres-konferencën për shtyp të mbajtur më 18 dhejtor të vitit 2014, shkruan gazeta e atëhershme maqedonase “Vreme”.
Përndryshe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti edhe në vitin 2008 në fshatin Rakovec të Tetovës u sulmua me plumba të pushkës automatike, por edhe përskaj të këti incidenti ai asnjëherë nuk vendosi që të hakmerret, por u përkushtua në një politikë të qetë dhe demokratike kundër vëllavrasjes shqiptare. Që nga viti 2008 e deri më sot, Ahmeti ka fituar në cikle zgjedhore.
Përçudi, edhe sot e kësaj dite me të njëjtin brumë politik të PPD -ës me vite, ende vazhdon të piqet dhe digjet politika “madhore” në çerepin e partive politike shqiptare dhe saçin me shpuzë mbi kokë, pranë Oxhakut Shtëpisë. Shkaku kryesor, që ende nuk e shtruam në sofër si specialitet Drekën festive shqiptare.
Gabimi madh kryesor historik i partive politike shqiptare, që gjatë gjithë jetës tyre në pushtet e opozitë, “huazuan” të njëjtit “politikanë” e “komandantë” (trima pas lufte), u turrën me të katra pas posteve politike dhe vendeve të punës, nuk i lanë hapësirë gjakut Ri të politikanëve shqiptar përtej Ditës Nesërme. Përmëtepër, sipas një liste të publikuar në mjetet e informacionit nga UDBA në R. e Maqedonisë me dt. 04.06 të vitit 1992 për personë me veprime ekstremiste, hasa në plotë emra e mbiemra shqiptarë, gati përpak më shpëtoi gazi, qesha edhe me bark. Thashë, me vete: Kotnasikoti edhe sot ankohen shqiptarët si të diskriminuar pa të drejta kombëtare në “demokraci”, kur ende vazhdon t’u përsëritet historia: ja, ku janë së paku si popull shumicë në shtetin e “përbashkët”.
Shkaku, që sot “Hoxhën” e arratisur me vite maleve, pa asnjë shkrepje fisheku e hudhje “bombe” politike para kamerave televizive, e kapi “shpëtimtari” i shqiptarëve te “Parku i Grave”. E rrasi edhe në “burg”, kësaj radhe jo në Universitetin e shqiptarëve “Idrizovo”, po në Universitetin e “pavarur” privat “Revolucioni i larmë”, së bashku me 56 “sejmenë” përmbrapa për sigurimin e pushtetit të “Vëllait Madh” nga rreziku i “paraqitjes të grupeve ekstremiste dhe radikale në “Zonën e lirë”…