Shpëtimtari ynë, vëllai i madh Aliu!

Shkruan: Medai Shaholli

Një fjalë e urtë thotë se “fjala e Aliut dhe fermani i kadiut” të shpëtojnë nga litari!

Mu për këtë hall të madh partiçkat e vockla ia mësynë drejt vëllait të madh Aliut, duke iu lutur atij për t’i futur ato në taborin e koalicionit “Fronti Europian” me shpresën për t’i shpëtuar nga “fshesa” e KQZ, si subjekte që nuk do kalonin pragun.

Dhe vëllai i madh dënjoi t’i priste krahëhapur vëllezërit e vegjël në taborin e madh të Frontit Europian, si ushtarët të rinj në betejën e 8 majit për zgjedhjet parlamentare.StrugaLajmStrugaLajm

Kësisoj, armiqtë e djeshëm që ishin sharë mes vete me “libër shtëpie”, u bënë miq të zorit dhe të interesit.
Kështu që, sot partiçkat e vockla nga zori po lëpijnë atë që kanë mbështyrë më parë mbi armiq dhe këllira të kësaj apo asaj partie.
Duke u menduar hollë-hollë ata kanë mundur të gjejnë zgjidhje dhe ajo u gjet, ai ishte vëllai i madh Aliu, që në fund të fundit nuk do t’i linte në baltë vëllezërit e vegjël në garën e ashpër dhe të pakompromis përballë taborit tjetër siç është VLEN-i.

Shumëkush do ta quaj gjest të ulët bashkimin e shumë partiçkave politike shqiptare dhe jovetëm në “Frontin Europian”, por jo, nuk është ashtu pasi në politik nuk ka moral, ndaj nuk mund t’i akuzojmë për imoralë liderët e këtyre partiçkave që u ulën në prehërin e vëllait të madh Aliut, pasi vetë politika është e pamoralshme si një prostitutë me tapi.StrugaLajm

Ky lloj i partiçkave sot kanë thjesht modelin e tyre e të bërit politikë, sepse ideal dhe program ideologjik nuk kanë, paraja dhe pushteti janë ideali i tyre në ekonominë e tregut.

Pjesëmarrja në zgjedhje e çdo subjekti politik është e drejtë e tyre për të garuar dhe për të fituar ose duke humbur në to.
Rreshtimi në koalicione të caktuara është e drejtë e partive politike, por qëndrimi dhe veprimi si subjekt politik i papërgjegjshëm duke devijuar nga premtimet dhe zotimet para elektoratit shqiptar, është veprim i dënueshëm dhe nuk i bën nder atyre si subjekt politik që ka marrë besimin e zgjedhësve shqiptarë.

Me këtë përzgjedhje partiçkat e vockla thjesht kanë kërkuar shpëtim te vëllai i madh nga “zhdukja” si specie të rralla dhe të pambrojtura në ekonominë e tregut.

In : Aktuale

Loading...
loading...