Shqipëri-Dardani, një ditë do jemi nji!

Edi Oga
Disa herë në vit bëhemi dëshmitarë të takimeve të sforcuara të dy qeverive të shteteve të ndara shqiptare. Nëpërmjet marrëveshjeve që në të shumtën e rasteve mbeten në letra, ato duan të krijojnë përshtypjen se po “shqyhen” për të mbërritur tek Bashkimi Kombëtar, akti më i madh historik që (me siguri) shumica e shqiptarëve këtej e andej kufirit duan ta shohin të kryer!

Sipas meje, procesi i bashkimit të Shqipërisë me Dardaninë, ngërthen tre komponentë madhorë; bashkimi ekonomik, bashkimi kulturor dhe bashkimi gjeo-politik! Ky i fundit është më i rëndësishmi në fakt.

Nëse dy shtetet tona do të bashkohen një ditë, këtë do ta bëjnë si gjithnjë “fuqitë e mëdha”, pra një logjikë e thjeshtë të çon të mendosh se “shkrirja” mund të ndodhë vetëm në suazën e Bashkimit Evropian, pra kur dy vendet të jenë anëtare të kësaj familje të madhe gjeo-politike.StrugaLajmStrugaLajm

Bashkimi ekonomik është tepër i vështirë, përsa bëhet fjalë për dy shtetet më të këputura të Evropës. Bashkimi ekonomik ka kosto dhe kërkon tolerancë. U bashkuan Gjermanitë, sepse njëra prej tyre ishte tepër e fuqishme, përballoi kostot me tolerancë. A mundemi ne të përballojmë kosto? A mund të jemi tolerantë? Mendoj se jo.StrugaLajm

Bashkimi kulturor nuk është aq i thjeshtë sa duket. Transformimi i Botës në globale, nuk u jep vlerë aseteve kulturore që të shërbejnë si ura bashkimi.

A bëjnë mirë qeveritë që punojnë për bashkimin? Sigurisht që po. Por duhet ta bëjnë me përgjegjshmëri, me largpamësi, me strategji dhe mbi të gjitha pa hipokrizi!/Abcnews.al/

In : Aktuale

Loading...
loading...