Shqipëri-Maqedoni,mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pogradec

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi të martën një takim me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov. Gjatë konferencës për shtyp menjëherë pas takimit, dy ministrat e Jashtëm theksuan nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve, si e vetmja rrugë e sigurt drejt integrimit euroatlantik.

Ministrat po ashtu njoftuan mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në vjeshtën e këtij viti në qytetin e Pogradecit, e cila bënë të ditur ata, do të prioritizojë projektet që i shërbejnë zhvillimit të dy vendeve dhe rajonit në tërësi. “Në vijim të takimit të Triestes ne sot ramë darkord për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona vjeshtën e këtij viti në Pogradec. Ky do të jetë një zhvillim i ri në marrëdhënien ndërmjet dy vendeve tona dhe do të krijohet mundësia që përmes këtij mekanizmi të prioritizojmë sektorët e bashkëpunimit për të lehtësuar në këtë mënyrë realizimin e projekteve strategjike që do të sigurojnë financimin përmes kombeve europiane dhe ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Sipas tij dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia kanë të gjithë potencialin për të krijuar një aks të ri zhvillimor në rajon, duke modernizuar infrastrukturën, e cila, vuri në dukje Bushati, vitet e fundit nuk ka qënë në qendër të vëmendjes europaine përsa i përket boshteve dhe korridoreve kryesore. Ne, vijoi ministri Bushati, duam të zhvillojmë më tej marrëdhënien me Maqedoninë. “Shpesh e kemi thënë edhe në të kaluarën kur ka patur keqkuptime për qëndrime të caktuara se për ne Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm. Stabiliteti demokratik, harmonia ndëretnike, barazia si një koncept shoqëror e qeverisës kryesisht mes komunitetit maqedonas e atij shqiptar është i një rëndësie të posaçme për Maqedoninë dhe për ne, por edhe për stabilitetin demokratik e bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e të gjithë rajonit në rrjedhat europiane dhe euroatlantike”, u shpreh ministri Bushati.StrugaLajmStrugaLajm

Po ashtu, Bushati përgëzoi homologun maqedonas si dhe kryeministrin Zaev për kursin ambicioz të reformave që ka parashtruar para popullit të vet si dhe për planin e ashtuquajtur “3-6-9” që synon ta demokratizojë e zhvillojë më tej Maqedoninë dhe që pritet ti hapë dyert e mbyllura deri tani në NATO dhe BE. Avancimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve është i rëndësishëm, vuri në dukje ministri shqiptar, ndërsa siguroi homologun maqedonas se Maqedonia ka mbështetjen e Shqipërisë për tu anëtarësuar në NATO.

“Shqipëria nuk ka një çështje të hapur me Maqedoninë, dëshiron marrëdhënie edhe më të konsoliduara dhe një projekt të ri bashkëpunimi që vlerëson mënyrën si zbatohen angazhimet mes vendeve tona në praktikë. Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pengesë për asnjë vend, sepse nuk është pjesë e ADN-së, bllokimi i aspiratave të një vendi, aq më tepër Maqedonia për të cilin jemi shumë të interesuar për stabilitet”, deklaroi Bushati.StrugaLajm

I pyetur mbi marrëveshjen e Ohrit, ministri Bushati tha se një pjesë e saj tashmë është shkrirë në programin e qeverisë së Zaev, e cila ka një këndvështrim tjetër për shqiptarët.
“Marrëveshja e Ohrit gjendet e trupëzuar në deklaratën e partive shqiptare por edhe në programin e qeverisë së re, është edhe në platformën 3-6-9 të prezantuar në Bruksel dhe para partnerëve ndërkombëtarë. Më është bërë zemra mal kur krah për krah me Dimitrov, ishte edhe një ministër shqiptar, shtetas i Maqedonisë në Këshillin e Stabilizimit me Mogherinin dhe Hahn. Jemi në këtë fazë, pjesë e ndryshimeve janë bërë partitë shqiptare, po punojmë me njëri-tjetrin për ta fuqizuar këtë frymë ndryshimi, për të shikuar se cilat praktika duhen mbështetur për të shkuar përtej referimeve politike si ajo e Ohrit”, tha Bushati.

Ndërsa ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov tha se gjatë takimit u zhvilluan biseda konstruktive . “Jemi marrë vesh të bëjmë më tepër sesa deklarata politike dhe duam të kalojmë në projekte konkrete”, deklaroi ministri maqedonas, Dimitrov. Sipas tij, kemi rënë dakord të punojmë për qëndrueshmërinë strategjike në Ballkan. “Dëshirojmë të bashkëpunojmë me fqinjët tanë. Jam i lumtur që e di që kemi mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese”, deklaroi Dimitrov. Ministrat po ashtu theksuan se gjatë takimit kishin rënë dakord edhe për një bashkëpunim më të mirë ekonomik e tregtar duke qenë se sot për sot, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve është larg potencialeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...