Shqipëria dhe Maqedonia mbajnë sekret raportin strategjik për shpëtimin e liqenit të Ohrit

Të dy shteteve palë ju është kërkuar që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2023, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës.

Në bazë të asaj që shkruhet në këtë raport do të merret edhe vendimi për fatin e liqenit të Ohrit si në palën shqiptare ashtu edhe atë maqedonase.StrugaLajmStrugaLajm

“Lidhur me përgatitjen e planin për rivitalizimin e rajonit te liqenit te Ohrit, nuk kam informacion por mendoj se ne momentin e miratimit te tij ne takimin qe do te organizohet ky takim do te jem prezent për ta diskutuar këtë dokument, sepse kështu është procedura dhe mendoj se do te respektohet” u shpreh Orhideja Tasevska, Drejtoresh e Institutit Hidro-biologjik/Ohër.StrugaLajm

gjendja që do të paraqisin në dokumentet nuk do të pasqyrojë gjendjen reale të ekosistemit të liqenit të Ohrit.
Por nga ajo që rezulton në raportin e dorëzuar në 1 shkurt 2022 palët janë angazhuar për tjetër gjë. Sipas këtij raporti, drafti i planit strategjik për rimëkëmbjen e Ohrit duhet të përfundonte në qershor 2022. Ndërkohë që deri në 1 shkurt 2023 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të harmonizonin dokumentin final, duke u konsultuar me njëri tjetrin dhe shoqërinë civile” u shpreh Nderim Pollozhani, shoqëri civile.(Inside Story – Top Channel)

In : Aktuale

Loading...
loading...