Shqipëria e bukur dhe më e Mira!

Marsela Lekli

Do ta bëjmë Shqipërinë, ajo është e bukur e fortë, ikja e shqiptarëve është një dramë e viteve të fundit. Ikje ka pasur por ka pasur edhe kthim..!!

Kjo është ikje pa kthim, ikje e detyruar nga një regjim antishqiptar…

Qeveria udhëheqësia e keqe. Nëse sot nuk ndryshon Populli nesër do jetë vonë. Askund në Botë nuk do të gjejme më mirë se në Shqipëri.

Në fakt të gjitha të mirat posedon Shqipëria. Diell, Bregdet, Natyrë, Blegtori, Frute të natyrës. Sa keq që njerzit kanë humbur orientimin !

A thua përse ??!!StrugaLajm

Jeta në Shqipëri për shumicën është shumë e vështirë, por nëse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin, apo nëse nuk vëmë një shenjë vendimtare kundër një regjimi të dobët! Ështe e kotë ti marim rrugët nëpër Botë. Do jemi gjithmonë “Pa Atdhe” dhe i/e humbur.

Paramendoni në moshën kur njeriu duhet të ketë një Profesion – dhe në botë fillon nga fillimi.StrugaLajm

Fillimi do jetë i vështirë. Disa arrijnë të gjejnë rrugën e duhur nëse kanë mbështetje nga familja, disa humbin Rrugën gjate Rrugëve.

Kjo është më e keqja, kur Atdheu nuk ka në funksionim Shtetin në dobi të qytetarëve.

Prandaj të mbajme Shqipërinë. Sepse askush nuk do mbajë!

Vetë zgjodhëm rrugën e shkurtër duke u larguar nga ky vend dhe duke u dorëzuar kundrejt kësaj politike tani le të vuajmë pasojat të gjithe së bashku.

S’duhet të dorëzohemi kundrejt këtij regjimi që na ka zënë frymën, po na hiqet e drejta e fjalës, e lirisë, të jetuarit me dinjitet, ekonomisë, pronës, punësimit, shëndetësisë etj.!! Ndaj duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar për të mposhtur këtë regjim jo të gjejmë shpëtim duke u larguar nga vendi ynë..!!

25 Prilli dita e fitores dhe ndëshkimi i çdo padrejtësie ndaj vendit tonë.


Loading...
loading...