Shqipëria ka marrë një fitore shpëtimtare për Panuccin në miqësoren përballë Uellsit.
Kuqezinjtë fituan 1-0 në “Elbasan Arena” duke mposhtur përfaqësuesen e drejtuar nga Gareth Bale, shkruan SYRI.net.
LEXO EDHE:
VIDEO/ Gareth Bale tërbohet ndaj arbitrit, ‘ylli’ i Realit kërkon penallti
Golin e vetëm të takimit e shënoi Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjatë pjesës së dytë Uellsi u mundua disa herë por nuk arriti të mposhtë portierin Etrit Berishën. Bale tentoi disa herë por e kishte të pamundur, madje ai pretendoi edhe për 11-metërsh por për argjitrin gjithçka ishte në rregull.