Aktuale
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Serbisë!

Në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Shqipëria po zhvillon një ndeshje të zjarrtë ndaj Serbisë, në kuadër të Grupit K eliminator të Botërorit 2026.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Rey Manaj gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh dhe duke sjellë entuziazëm te tifozët shqiptarë.
Shqipëria po tregon karakter, vendosmëri dhe dëshirë për fitore — një nisje premtuese drejt ëndrrës së madhe, Botërorit 2026!

































