Shqiptarët do protestojnë në selinë e BE-së në Bruksel pas sulmit ndaj Ziadin Selës!

Në mbledhjën e thirrur për të folur për situatën në Maqedoni, një kolektiv shoqatash, xhamitë shqiptare e veprimtarë shqiptarë të shoqërisë civile kanë marrë vendimet që vijojnë :

1) Do të organizohët një protestë të mërkurën më 10 maj në orën 15:00 përpara Komisionit evropian (rond-point Schuman – 1000 Bruksel)
2) Do të dërgojët një letër autoriteteve evropiane.

Teksa përshëndet zhgjedhjën e Kryetarit te ri të Kuvendit, kolektivi organizues :
– dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionin e Parlamentit dhe liderët e opozitës ;
– i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës ;
– kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të Shqiptarëve si një komunitet shtetformues;
– I bëjnë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj shtetit maqedonas por dhe të aktivizohën më intensivisht në instancat ndërkombëtare;
– I bëjnë thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminues ndaj Shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevski për largimin e tij dhe ballafaqimin me organët e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim fondësh publike;
– I bëjnë gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj në zgjerimin, paqën dhe stabilitetin në Rajon teksa ky i fundit rrezikohët nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.StrugaLajmStrugaLajm

Kolektivi organizues i përket shoqërisë civile dhe apelon për një pjesmarrje të të gjithë Shqiptarëve në protestën e të mërkurës 10 maj pa asnjë dallim.StrugaLajm

Amet Gjanaj

FB_IMG_1493888722843

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...