Shqiptarët e Amerikës dënojnë fuqishëm sulmin ndaj parlamentit dhe Ziadin Selës

REAGIM NGA ORGANIZATAT SHQIPTARE PER ZHVILLIMET E FUNDIT NE MAQEDONI
Komuniteti shqiptar ne Nju Xhersi, gjegjesisht Albanian American Cultural Center (AACC) ne kordinim edhe me komunitetin shqiptar ‘Hasan Prishtina” me seli ne Konektikat, mbreme ne oret e vona te nates realizuan takime urgjente lidhur me zhvillimet e djeshme ne Maqedoni.

Qindra anetare te ketij komuniteti mbeshteten unanimisht reagimin permes se cilit denojne fuqishem kete akt vandal te protestuesve te dhunshem qe barabarisht sulmuan institucionet e shtetit gjegjesisht deputetet duke i shkaktuar lendime te renda deputeit shqiptar Ziadin Sela por edhe deputeteve te tjere.
“Komuniteti shqiptar ne Nju Xhersi ne keto momente te veshtira per vendin, ju ben apel shqiptareve qe te ruajne gjakftohtesine, jemi prane jush ashtu sic kemi qene gjithmone bashke me miqte tane amerikane. Po ndjekim me vemendje te gjitha zhvillimet dhe kerkojme urgjentisht qe shkaktaret e ketij akti te dalin para drejtesise. Ne ne asnje menyre nuk do te rrime te heshtur dhe duarkryq ndaj akteve te tilla vandale qe cenojne sigurine e bashkombasve tane dhe vendit tone ne pergjithesi. Ditet ne vazhdim do te vijojme takime me perfaqesues te rendesishem te politikes amerikane qe keto akte te ndeshkohen dhe te merren masa ndaj autoreve.” thuhet ne kete reagim!
Komuniteti shqiptar ne Nu Xhersi dhe ai ne Konektikat ditet ne vazhdim do te realizojne edhe disa takime te tjera intenzive varesisht nga rrjedha e ngjarjeve ne Maqedoni dhe duke perdorur autoritetin e organizatave qe perfaqesojne do ti kontribuojne zgjidhjes sa me te shpejte te kesaj situate!

received_10211479624125264received_10211479623725254

 

 

In : Aktuale

Loading...
loading...