Aktuale

Shqiptarët e Amerikës nga QKSHA , Riverdale NEW JERSEY :Sot dhe gjithmonë jemi pranë jush të dashur tetovarë

KOMUNIKATË

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane dhe komuniteti shqiptar në Amerikë janë tronditur thellë me ngjarjet e fundit në Tetovë ku si pasojë e zjarrit në spitalin e Tetovës humbën jetën pacientë, familjarë dhe antarë të stafit mjeksor.

QKSHA shpreh ngushllime për viktimat që humbën jetën në mënyrë tragjike, uron shërim të shpejtë për të lënduarit dhe ndjek me vëmendje masat që organet kompetente do të marrin për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot dhe gjithmonë jemi pranë jush të dashur tetovarë dhe gjithë ju bashkatdhetarë që tashmë për të disa herë po vuani dhe paguani me jetë pakujdesinë e autoriteteve të cilave ua keni besuar jetën tuaj dhe të afërmve tuaj.

Zoti qoftë me ju dhe me ne në këto ditë të vështira!

QKSHA, Riverdale
NEW JERSEY

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button