Shqiptarët e Austrisë reagojnë ndaj dhunës në Kuvendin e Maqedonisë

Reagim i përbashkët i Shoqatave shqiptare në Austri! drejtuar:

1.Opinionit publik në Maqedoni.

2.Subjekteve politike Sqiptare në Maqedoni.

3.OSBE_së.

Në takimin e përbashkët kosultativ të shoqatave dhe subjekteve shqiptare në Vjenë ku morrën pjesë përfaqësues nga Shoqata „ Kërçova“, Shoqata „Iliria“, Shoqëria „ Lëvizja“, Lëvizja Vetvendosje dhe bashkëatdhetarë të shumtë u shpreh indinjatë e thellë mbi gjendjen në Maqedoni dhe dhunën e ushtruar mbi deputetët shqiptarë të parlamentit si dhe mbi gazetarët e raportuesit nga vendi i ngjarjes, dhuna e ushtruar është e pa pranueshme si e tillë dhe shprehje e terrorizmit të orkestruar nga segmente të caktuara të ish pushtetit. Nga ky takim qartë dhe me ngulm u kërkua që subjektet shqiptare në Maqedoni të zbatojnë platformën e arritur dhe të jenë të sigurtë në përkrahjen konkrete nga e gjithë mërgata shqiptare në çdo kohë dhe situatë.

In : Aktuale

Loading...
loading...