Aktuale
Shqiptarët e Klagenfurtit në Austri dhurojnë 12720 euro për të prekurit nga tërmeti!
▪️Të dashur shokë, miq e familjarë. Të nderuar mërgimtar që jetoni dhe veproni në Klagenfurt të Austrisë dhe më gjerë:
-Ju faleminderit të gjithëve që kontribuat dhe u solidarizuat me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Ju njoftojmë se sot më datë: 15.12.2020, përfundoi aksioni humanitar që ndërmori kryesia e shoqatës “Arbëria”- Klagenfurt, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Shuma përfundimtare që u tubua në Klagenfurt të Austrisë dhe që do të dërgohen në Fondacionin Firdeus ( Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri ) është 12720€.
• Me respekt, kryesia e shoqatës “Arbëria”-Klagenfurt.