Shqiptarët e RMV-së në Dializë përsëri

                            Shkruar nga Poeti Strugan

                                            2021/02/23

 Shqiptarët e RMV-së në Dializë përsëri

Që nga 1981-sha dhe deri në ditën e sotme të vitit 2021 ndaj Shqiptarëve edhe sotë e kësaj dite vazhdojnë padrejtsitë, presionet, nënçmimet në bazë etnike, largimi nga puna, procese të montuara politikisht, detyrime deri edhe nën presionin e armës për të dëshmuar në mënyrë të rrejshme. Cak i ndjekjeve dhe i përndjekjeve ka qënë dhe ende është, klasa intelektuale që me të vetmin qëllim sllavo-maqedon ka qënë dhe është shpërngulja nga vëndlindja shekullore dhe tejkalimi në numër i popullsisë së tyre.

Kjo politikë antishqiptare e ka fillin edhe më heret se më 1981-shën. Ne kemi qënë në dializë për të ndërruar gjakun e mirë për atë të sëmurë, që nga viti 1963 kur u bë me të madhe pastrimi etnik i Shqiptarëve nga qendra e Shkupit me rastin e shkatërrimit nga tërmeti. Ndërrimi i gjakut tonë nëpër dializa u bë në shumë etapa, duke filluar që nga ajo më e madhja me sjelljen e Egejcave nëpër qytetet me shumicë Shqiptare, pastaj duke vazhduar edhe më tej me asimilimin e shqiptarëve Ortodoksë së Rekës së keqe dhe duke mos u ndaluar asnjëherë eksperimentimi i ndërrimit të gjakut me anë të planeve  famëkeqe të kurdisura nga Akademia Sllavo-Jugosllave në bashkëpunim me atë Sllavo-maqedone. 

Ndërrimi i gjakut shqiptar nuk pushoj asnjëherë, edhe në kohën demokratike. Kur më në fund Shqiptarët e kuptuan vetëm në vitin 2001 kur edhe iu dha shansi për të kapur armët e për të hequr njëherë e përgjithmonë të keqen që i rrinte varur mbi kokë si një xhelat.

Të gjithë ata që nuk e kuptuan rëndësinë e kapitullimit me nënshkrimin e marrveshjes së ohrit, u gëzuan pa masë se, ”fitorja” ishte jona, brohoritej e duartrokitej. 

Ne jemi gëzuar shumë herë gjatë historisë kur kemi fituar beteja të shumta por që ato i kemi humbur gjithmonë në kohë paqe nga që edhe na del se, më mirë të mos ishim futur fare në luftë e të mos derdhej kot gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit tonë dhe që për të mbetur aty ku ishim, aty ku e nisëm. 

Ku jemi sotë?

Përsëri Shqiptarët në demostrata për të kërkuar drejtësi nga ata që na kanë shtypur, na kanë vrarë, na kanë shpërngulur dhe përsëri vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë edhe në këtë kohë moderrne. Ku janë ata që çirren duke thënë se, ne, shqiptarët kemi arritur shumë gjatë viteve të demokracisë! Kemi më shumë të punsuar se kurrë ndonjëherë, kemi liri dhe kemi pasuri! 

Por vetëm qorri nuk sheh më largë se hunda e tij! 

Në ç´kohë kanë ndodhur proceset e montuara? Kuptohet se gjatë të gjitha kohrave por pa përjashtuar edhe kohën e demokracisë dhe të 

” lirisë”! Në kohën kur në pushtet marrin pjesë edhe shqiptarët me gjak të ndërruar nga dializat sllavo-maqedone. Por kur nga lufta i fituam të gjitha të ”mirat”, përse duhet sotë shqiptarët të protestojnë për një të drejtë që duhej të ishte e barabartë si për sllavo-maqedonët? Përse duhet të vritet Almiri i vogël dhe të dënohen anëtarët e familjes së tij që kërkojnë drejtësi!

Ja ku kemi arritur! Përsëri jemi në fillimin e viteve të kohës së komunizmit, kur edhe sotë sundohemi, shtypemi, përndiqemi, vritemi në mënyrë moderrne dhe në heshtje…  Gjyshi im më thoshte dikurë se, shansi për liri vjen njëherë më 100 vite… dhe ne tani duhet të presim, dhe të durojmë si puna e jevgut kur e rrihte gruaja!

 Kjo është toka e heronjve

E larë në lotë, e ndezur në valle

Gjatë e rrobëruar dhe e varfëruar

Here e ndritur here e zhytur në halle

Me dhimbje koke por jo e gjunjëzuar…StrugaLajm

Tokë që në breza heronj ke lindur

Trima të zgjuar me të bardhin plis 

Armiqve kurrë nuk i jeni bindur

Nipër me rrënjë të Aleksandrit fis…

Të huajtë na dinë, na njohin mirë

Se në tokën e heronjve kur shkelin

Shpirti i legjendave nuk vdes shtrirë

Eshtrat e armiqve monopateve ngelin

Armiq nga toka, armiq nga deti

U dogj nga zjarri sa vatër s´mbeti

Toka e heronjve kurrë e qetë s´fjeti

Shpata dhe baroti në pëllëmbë mbeti

Kjo tokë e shenjtë heronj do lind

Do thurr legjenda për trimëri

Do ngrihet lartë e do rilind

Sa here shqiptari do kërkoj liri…

                                            Shkruar nga, Poeti Strugan


Loading...
loading...