Shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen, Zvicër

Vetem për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen- Zvicërr.

“Mbi 700.000 franga zvicerane tubohen në natën e parë të aksionit për blerjen e parcelës për xhaminë e re në qytetin e St.Gallenit.

Të nderuar vëllezër e motra, xhematlinj, miq e dashamirë të xhamisë sonë!

Dëshirojmë që t’ju informojmë se mbrëmë patëm një natë të veçantë në xhaminë tonë, ku përveç namazeve që falëm së bashku, nisëm edhe aksionin për tubimin e mjeteve financiare për blerjen e parcelës për të nderuar xhaminë e re tonën në qytetin e St.Gallenit.

Xhemati ynë mbrëmë përjetoi një gëzim të një fitoreje të madhe, të cilën fitore e dhuroi All-llahu xh.sh. përmes vëllezërve e motrave tona humaniste. All-llahu i ruajt dhe i shpërbleftë!”, njoftuan nga Këshilli Organizativ.

Vetëm me 75 donatorë të parë, brenda një nate, dhuruan mbi 700 mijë franga zvicerane.

“Natën e mbrëmshme aksionare për xhaminë e re të El-Hidajes e begatoi edhe më shumë kryetari i Kuvendit të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Azir Jusufi, njëherit edhe kryetar i xhamisë Tulipan në Reinach, i cili ishte i shoqëruar me nënkryetarin e xhamisë, Hasan Bajramin. Prezenca dhe fjalët e tyre motivuan dhe dhanë impulse të fuqishme te të pranishmit”.

Ata u bëjnë apel të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë për blerjen e parcelës dhe për ndërtimin e xhamisë së re në qytetin e St.Gallenit, të lajmërohen te kryesia e xhamisë dhe t’i marrin informacionet e duhura, si dhe fletëpagesën për xhaminë e re.

Një meritë e veçantë për këtë organizim të suksesshëm është edhe e kryesisë së xhamisë, e cila me shumë kujdes arriti që ta menaxhojë situatën deri në fund të programit.

“Rruga jonë vetëm se ka filluar dhe inshallah një ditë, sa më parë, të mund ta gëzojmë xhaminë tonë të re. Ju faleminderit!”, theksuan nga Keshilli Organizativ.

In : Aktuale

Loading...
loading...