Shqiptarët kanë nevojë për lider nacional e jo për provincialistë vetëqeverisës!

Qenan Aliu

Po tu ngulitet në kokë liderëve shqiptarë që të kandidonin të gjithë për kryetarë komunash, shqiptarët edhe në një segment do të indentifikoheshin si PROVINCA të të parëve.
Atëherë Menduh Thaçi do të dukej si ,,AGA,, në Tetovë i ulur në kotlluqet e selive alternative, Ali Ahmeti do të dukej si ,,BOSS, i Uskanës ndërsa ikebanë politike e Kiçevës, Ziadin Sela do të dukej si ,,SHERIF,, lokal i Strugës që do të vrojtonte çdo mëngjes Drinin e Zi e Bilall Kasami si ,,BESNIK,,i ndonjë province tjetër dhe asgjë më shumë.
Mirëpo të gjithë këta do të ishin të lidhur me PE të padukshëm te STRES elementi i Berluskonit maqedonas të qeverisë i cili do të kontaktonte pa shkuar këta fare në Shkup, ndërkaq shqiptarët e këtyre trojeve autoktone do të dukeshin edhe më tutje të strukur dhe të mjeruar nga ,,frika,,e sekserëve të të parëve të provincës.
Mir thanë, shqiptarët kanë nevojë pët të ndërtuar frofil të liderit nacional në Maqedoni të pa hipotekuar e shantazhuar e jo PROVINCIALISTË VETËQEVERISËS !

 


Loading...
loading...