SHQIPTARËT, KEQJA E VETVETES

Shkëlzen Halimi

Sajuesit e manipulimeve dilnin në sipërfaqe dhe sakaq mjegullonin gjithçka që nuk i shkonte për shtati partisë në pushtet. Pra, kritika nuk kishte vend në ambientin që pretendohej të jetë demokratik. Thjeshtë ngulfatej. Lakenjtë dhe servilët mundoheshin ta bindnin opinionin se “përfaqësuesit shqiptarë në pushtet janë të pagabueshëm, kurse të tjerët duhet të heshtin”.


Por, koston e një atmosfere të tillë të turbullt e paguanin shqiptarët, roli i të cilëve u minimizua në përmasa ekstreme. Fatkeqësia bëhej edhe më madhe kur të kihet parasysh fakti se në një atmosferë të tillë të turbullt, faktori politik shqiptar në pushtet vazhdonte ta thellojë hendekun e ndasisë, gjë që ishte e mjaftueshme për palën maqedonase që ta mbajë anash (faktorin politik shqiptar) jo vetëm në vendim-marrje, por edhe në projektet e shumta që eliminojnë politikën, historinë e kulturën shqiptare.
Shqiptarët arritën në stadin më të lartë të hutesës pikërisht me kontributin e tyre. Pra, u bënë e keqja e vetvetes. Ndërkaq, hutesa, sipas një interpretimi logjik, është e barasvlershme me pasivitetin. Më nuk ndihmonte edhe aktrimi i herëpashershëm, sepse ishte sipërfaqësor dhe mbi të gjitha i tejdukshëm. Kontribuuesit e kësaj injorance ishin pikërisht ata që kishin arritur ta mjegullojnë atmosferën dhe që pritnin momentin që sërish të dalin dhe të notojnë në ujërat e politikës, duke u paraqitur si shpëtimtarë të shqiptarëve, të cilët pothuaj ishin fundosur në baltën e rërës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...