LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Shqiptarët në Austri protestojnë të dielën kundër dënimeve të Grupit të Lagjes së Trimave

Këshilli i protestave të shqiptarëve që jetojnë në Austri për të dielën kanë thirrur një protestë masive kundër siç thuhet vendimeve drakonike dhe raciste ndaj grupit të Kumanovës.

Nga ky këshill theksojnë se protesta do të mbahet të dielën para ambasadës së Maqedonisë në Vjenë.

“Stop gjykimeve dhe dënimeve raciste dhe të padrejta kriminale nga gjykata maqedonase e Shkupit”, theksohet në njoftimin ku sipas tyre protesta nis në ora 13.00 para ambasadës.

Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera, ndërsa këshilli organizativ i përbërë nga disa shoqata dhe familjarë ka nisur organizimin për koordinim të protestave. Protestat shpërthyen pasi që gjykata maqedonase dënoi me 746 vite burg, 7 prej tyre edhe me burgim të përjetshëm për përfshirje në përleshjen e armatosur të 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Por procesi dhe gjithë skenari u theksua se ishte i montuar dhe struktura të shërbimit sekret të Maqedonisë dhe për implikime të mundshme të strukturave të vendeve fqinje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button