Shqiptarët në Maqedoni kanë kapacitete dhe forcë për ndryshim sikur në Kosovë

Bekim Qoku

Më vjen shumë keq kur dëgjoj sesi vetë-përçmohen shqiptarët e MV, kinse nuk paskemi kapacitete dhe forcë të duhur për ndryshime sikur në Kosovë. Nuk jam aspak dakord me këtë qëndrim, përkundrazi, kam besimin e palëkundur te shqiptarët e MV. Ne jemi i të njëjtit brumë, kemi të njëjtën mendësi dhe kemi kaluar të njëjtat vuajtje e peripeci si shqiptarët e Kosovës. Ne kemi të njëjtën edukatë dhe dashuri për kombin. Mbi kurrizin tonë janë plot beteja për barazi, drejtësi e dinjitet.StrugaLajmStrugaLajm

Entuziazmi dhe energjia pozitive e thuajse gjithë shqiptarëve të MV për fitoren madhështore të LV nuk është asgjë më shumë përpos dëshirës së fuqishme të tyre për ndryshim. Mjafton te kanalizohet dhe drejtohet siç duhet kjo energji. Kritikë konstruktive po, por jo qasje disfatiste dhe dëshpëruese. Ne mundemi, sepse e kemi dëshmuar se mundemi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...