Shqiptarët në Zvicër po bëjnë plane për t’i ikë karantinës, nëse vijnë për pushime në vendlindje

Të kthyerit nga zonat e rrezikut me koronavirus duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Sidoqoftë, në mesin e kosovarëve nga Zvicra po qarkullojnë këshilla se si të shmanget kjo rregullore

Në dy javët e kaluara, Kosova ka regjistruar mbi 1,100 infeksione të reja të konfirmuara me koronavirus. Kohëve të fundit, Qeveria federale zvicerane e vendosi shtetin në listën e zonave të rrezikut me koronavirus. Që nga e hëna, vlen me sa vijon: Kushdo që kthehet nga Kosova duhet të vendoset në karantinë për dhjetë ditë. Megjithatë, disa kosovarë nga Zvicra nuk po mund ta gëlltisin këtë vendim të hishur, pasi ata duan të udhëtojnë te familja e tyre në Kosovë. Në një grup në Facebook, përdoruesit po diskutojnë ashpër se si të shmangin karantinën pas kthimit në Zvicër, shkruan “20 Minuten”, transmeton Shtegu.com.

Disa përdorues i konsiderojnë shmangiet përmes vendeve të tjera kur të kthehen. “Çfarë mendoni, nëse fluturoni nga Friedrichshafeni, a mund të zbulohet diçka?”, pyet një përdorues. Dikush tjetër rekomandon: “Thjesht, kthehuni nga Shqipëria #fuckthesystem”.

Ata gjithashtu pyesin nëse është e mundur të udhëtohet në Shqipëri përmes tokës duke përdorur kartën e identitetit kosovar. «Mund të udhëtoj nga Shqipëria në Kosovë me letërnjoftim të Kosovës. A do është e mundur kjo?», pyet dikush. Një përdorues këshillon: «Me letërnjoftim mund të shkosh nga Shqipëria në Kosovë. Asnjë vulë dhe mund të thuash se ishe në Shqipëri». Një person tjetër shton: “Thjesht merrni ndonjë rezervim nga ndonjë hotel për qëndrimin tuaj në Shqipëri, atëherë nuk mund t’ju bëjnë asgjë”.

Por, këto truqe kanë hasur edhe në kritika. “Mendosj se është papërgjegjësi ai cili vepron në këtë mënyrë”, shkruan një përdorues. Ose shkoni në Kosovë dhe qëndroni për dhjetë ditë në karantinë, ose mos shkoni. “Në fund të fundit, rregullat kanë një arsye”.StrugaLajm

Ambasada kosovare në Zvicër e dënon sjelljen. “Sigurisht që jemi kundër çdo lloj abuzimi. Duhet respektuar rregullat”, thotë Islam Spahiu, zëvendësambasador i Kosovës në Zvicër. Çdo shkelje e rregullave do ta rrezikonte imazhin e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër. Sipas Spahiut, shumica e shqiptarëve të Kosovës i kanë anuluar pushimet e tyre.

Ambasada shpreson që rrjedha e infeksioneve të koronavirusit do të zhvillohet në një drejtim pozitiv. “Më ,ënyrë që Qeveria zvicerane ta anulojë karantinën për të kthyerit në Kosovë dhe t`u jep qytetarëve të Kosovës lirinë për të udhëtuar përsëri”.StrugaLajm

Gjoba deri në 10,000 franga zvicerane

Personat që shmangin karantinën do të gjobiten deri në 10,000 franga. Zbatimi i ligjit është përgjegjësi e kantoneve.

Sipas Christian Kräuchi, shefi i Komunikimit i Kantonit të Bernës, Qeveria federale është përgjegjëse për kthimin e atyre që vijnë nga Kosova. Është çështje e autoriteteve federale siç është Administrata Federale e Doganave (EZV) dhe rojet kufitare për të siguruar që të kthyerit nga Kosova nuk japin informata të rreme, për të shmangur obligimin e karantinës.

Matthias Simmen, zëdhënësi i mediave për EZV, thotë: “Nëse dogana zbulon të kthyerit nga vendet me rrezik të lartë, ajo i këshillon ata për rregulloret e zbatueshme të karantinës”. Në kufi, duhet mbështetur në përgjegjësinë personale. “Çdo i kthyer duhet ta shohë atë si detyrë të tij që të sigurojë informacione të vërteta”./Shtegu.com

In : Aktuale

Loading...
loading...