Shqiptarët nuk janë më kriminelët e Zvicrës,ja statistikat

Zyra Federale për Statistikë, vitin e kaluar ka publikuar për herë të parë një studim në të cilin paraqitet numri i dënimeve të shqiptuara penale sipas përkatësisë shtetërore të të dënuarve. Në serinë e tij verore për të huajt dhe Zvicrën, gazeta Blick ka prezantuar disa nga shifrat dhe ka bërë krahasime. Ajo që është evidente, në raport me numrin e tyre në Zvicër, të huajt paraqiten rreth dy fish më shpesh në listat e të dënuarve nga gjyqet e këtushme. Por, ka mënyra interpretimi që tregojnë se një pohim sipas të cilit të huajt janë më kriminelë se vendësit është, thjesht, një paragjykim, shkruan albinfo.ch. Kjo shpjegohet veç tjerash me faktin se të huajt në Zvicër janë të përfaqësuar me numër mbiproporcional të meshkujve dhe të të rinjve. E këto dy kategori njihen si më aktivet në fushë të kriminalitetit kudo. Por, pasi të përjashtohen zviceranët, lista e të huajve të dënuar është shumë interesante dhe ofron disa befasi. Kështu, perceptimi se janë shqiptarët (nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria etj.) ata që i vendosin kulmin krimit në Zvicër del paragjykues. Ata nuk janë as në mesin e komuniteteve me shkallë më të lartë krimi (sipas numrit të dënimeve në përpjesëtim me popullatën).Të parët në këtë listë, me 34.4 promilë brenda popullatës përkatëse janë të huajt nga Afrika e Jugut dhe ajo e Perëndimit. Në vendin e dytë janë ata nga Afrika Perëndimore me 30.9 promilë ndërsa në të tretin afrikanët e Veriut me 21.7 promilë. Të huajt nga Republika Dominikane janë të përfaqësuar me 22.5 promilë ndërsa ata nga Lindja e Afërme, me 12.2 promilë. Edhe turqit me 12 promilë janë më lart në këtë listë se shqiptarët, të cilët për ndonjë arsye të pasqaruar këtu, janë futur në një kategori të përbashkët me ish Jugosllavinë (Ish Jugosllavia dhe Shqipëria), shkruan albinfo.ch. Por, në shifra absolute, shtetasit e këtyre vendeve janë më të pranishëm se të tjerët në listat e të dënuarve për shkakun e thjeshtë se numri i përgjithshëm i tyre në Zvicër është më i lartë se i të huajve të tjerë. Kështu, statistika në fjalë na e jep shifrën prej 2180 “ish jugosllavëve” të dënuar, që është dukshëm më shumë se te të gjitha komunitetet tjera. Sidoqoftë, me 9.4 promilë ata janë ende dukshëm më të përfaqësuar se zviceranët (2.7 promilë) dhe se gjermanët, të cilët me 2.6 promilë janë madje “më pak kriminelë” edhe se vetë zviceranët. Zyra Federale e Statistikave ka theksuar se nuk është përkatësia shtetërore ajo që përcakton që dikush të bëhet kriminel por shtresa sociale dhe shkalla arsimore. Por, problemi në këtë mes është se këta faktorë nuk janë përpunuar në këtë statistikë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...