SHQIPTARËT PO VETËNDËSHKOHEN?-një shkrim nga Xhevdet Nasufi

SHQIPTARËT PO VETËNDËSHKOHEN?

Xhevdet Nasufi StrugaLajm


1
Dje sistemin monarkist dhe komunist sllav e “lutshim” për egzistencën fizike dhe territoret tona, që të mbajmë gjallë qenien kombëtare.
Sot dëgjuam lutjen e drejtorit të Institutit shqiptar Asani drejtuar Shilegovit,që të na e mbrojë shtëpinë e historisë kombëtare,vlerën kulmore shqiptare dhe gjthëbotërore,Nënë Terezen. Gjithësesi,ndjenjë e lënduar kombëtare! Me dy shtete etnike të rrethuar,me qeverisës shqiptarë brenda në vënd dhe nuk mundemi ta ruajmë, bile edhe vlerën e tejçmur ndërkombëtarisht tani.“skopjankata Majka Tereza”.Por kjo traditë vandale nuk është ngjarje risi, por vazhdimësi e vandalizmit antishqiptar.Kujtojmë ndërtesën e alfabetit në Manastir dhe të gjitha si qëllim për të zhdukur, ose përvetësuar vlerat tona kombëtare.Por sot tërë kjo si asnjëherë më parë është më shqetsuese, siç do thonte Kadare,sepse në skenë janë rimohuesit e rinj(shqiptar dhe maqedonas bashkë),neglizhenca vrastare e tyre,heshtja e mjegullt shqiptare, që në skajshmëri po mundohen të ndryshojnë raportin tonë ndaj vetvehtes dhe vlerave tona.
Si rrjerdhojë e këtij shqetësimi sot mund të flitet edhe për ndryshimin e standardit. Nga ajo se po na denigrojnë dhe segregojnë sllavët dhe të tjerët, në ate se sot shqiptarët po e segregojnë dhe denigrojnë vetvehten. Vallë Nënë Tereza dhe Shtëpia e Alfabetit janë të vetmet raste në këtë holokaust politik shqiptar ?
2
Ndryshimin e kufijve të Kosovës nuk e kanë llafosë kaq kohë si diskurs srbët, edhepse vetëm mund të fitojnë nga ky ndryshim.Këtë e bëjnë shqiptarët, politikanë shqiptarë , zemërgjërë me pasurinë dhe vlerat e popullit.Lexoni së fundit deklarimin e zonj. Olbrajt dhe Engël bashkë me lobin shqiptarë-amerikan për këtë temë, kontribuesit dhe adhuruesit e tërësisë teritoriale të Kosovës shtet.
Në të njejtin rrafsh dhe me intensitet të njejtë këta politikëbërës po sillen, si me vlerat kombëtare shqiptare,ashtu edhe me shumë të drejta dhe nevoja që u përkasin shqiptarëve. Mjerisht nga shumë këto të drejta dhe nevoja të mohuara,të mosrealizuara, të anuluara të shqiptarëve veçmas këtu në Maqedonin e Veriut,të njejtat përsëri sikur edhe në komunizëm, mbulohen me premtime të rrejshme për të qetësuar shqiptarët.
Është i pashembullt në botë rasti,kur drejtësia në një shtet demokratik shqipton masë heqje lirie gati mijë vjeçare dhe të përjetshme në vetëm një proçes gjyqësor, siç është rasti i të dënurve të Lagjës së Trimave në Kumanovë pavarësisht historisë së ngjarjes.Vallë ku janë organizatorët e “terorizmit”(?!) dhe të ngjarjeve në Kuvëndin e Maqedonisë së Veriut?
Është indikativ një paradoks në kohë, por, jo edhe për vendndodhjen. Zëvendësministri për punë të brendshme( shqiptar) tha se ngjarja e Strugës, parada e kishës së krishterë maqedonase, është në procedurë përkatëse ligjore. Deklarimi është tërësisht në përputhshmëri me nevojat propagandistike, ashtu sikur u duhej në kohën e tyre komunistëve, që ta “ushqenin” popullin me llafim politik. Nejse ajo që maqedonasit i “amnestoi”shqiptari zëvendësministër,pse këtë nuk e bëri edhe për shqiptarët e Hasan Begut por,u dënuan me emergjencë? Vallë,a nuk i ngjan në tërë sensin e vet kjo storie e vëllazërim-bashkimit,komunizmit ortodoks të mirësprovuar, por që të agravoj i tëri në padrejtësi për shqiptarët?
3
Zëvendëskryeministri shqiptar në disa cikle zgjedhore na e premton autostradën Shkup-Kosovë si plan ndërtimi (shembull suksesi pjesa kosovare e rrugës gjer në piken kufitare të Hanit të Elezit).Fatmirësisht, nuk na e premtoj edhe ndërtimin e rrugës tërësisht të shkatruar Strugë-Qafë e Thanës.Së fundit është impresiv në deklarimin e tij ky zëvëndëkryeministër,duke krijuar bindshmëri,mjerisht të rrejshme, se edhe ka filluar ndërtimi i rrugës.Por,drejtori kompetent i rrugëve të Maqedonisë së Veriut me autoritet shpjegoi pas deklarimeve të qeveritarit shqiptar, se ndërtimi i rrugës nuk mund të fillojë pasi nuk janë zgjidhur çështjet pronësore juridike. Sigurisht,kjo tregon nivelin e gatshmërisë për ndërtimin e kësaj rruge të pafilluar,pasi është e ditur se eksproprijimi i vëndit të trasesë i paraprin fillimit të ndërtimit dhe lejendërtimit.
Pra,ky nuk është rast i vetmuar dhe nuk dallon me vendkalimin kufitar Strugë-Shqipëri.Rrugë e shkatërruar,e shkallmuar, e prishur gjer në kockë! Edhe njëri ashtu si edhe tjetri vendkalim kufitar i lidh dhe kufizon shqiptarët mes vedi. Vallë, shqiptarët nuk janë kontribues të parasë publike për ndërtimin e rrugëve sikur janë rrugët në vendkalimet kufitare me Bullgarinë,Srbinë,Greqinë? Bile,këto kombe nuk kanë përfaqësues të tyre në Qeverin e Maqedonisë së Veriut. Pse atëherë nuk jan të tilla edhe vendkalimet kufitare me Shqipërinë(Qafë thanë dhe Bllacë), me Kosovën (Hani i Elezit) që i lidh me shumicë mes vedi shqiptarët si komb dhe familjar?
Për tërë këto të thëna dhe të pathëna përgjigjen së pari duhet kërkuar te pushtetarët shqiptar aktual,e pastaj gjetiu.
4
Nevoja për kujdesje të natyrshme të politikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo që janë,atje konsiderohet paternalizëm ekstrem.Ama nuk konsiderohet i till ballafaqimi me këta vëllezër për nevoja dhe interesa të tjera imorale, iracionale, përfshirë edhe përçarjen e tyre. Ishte nebuloze dhe shpërfillëse përgjigja e Kryeministri shqiptar para disa ditëve se në Kosovë nuk dihet se me cilin faktor të bisedohet për të normalizuar qarkullimin e qytetarëve në kufirin Kosovë- Shqipëri.
Nëse Tirana i ka problemet e vetëshkatuara si ngarkesë(ta zëmë sot Teatrin Kombëtar që edhe bota po merret me te),justifikimi nuk ka vlerë. Sikur ato probleme do të ishin rrjedhojë e fuqisë madhore( vis maior),populli shqiptar ka dëshmuar se është i pashembullt për solidaritet në rrethana krize.Pra i tërë ballafaqimi nebuloz konsiston në vet politikën shqiptare dhe intersat e saj imorale.Mjerisht ky iracionalitet dhe imoralitet politik po bartet edhe në ballafaqimin e Tiranës me Shqiptarët në Kosovë,Maqedoninë e Veriut,Luginë, e ashtu me radhë.
Me vështirsi dhe keqardhje po e theksoj se zemërimet dhe inatet personale, që e kanë “okupuar” politikën shqiptare në sensin e vetë po flijohen institucionet dhe shteti si në Shqipëri,Kosovë,Maqedoninë e Veriut. Si do ta komentojë bota sot që në kohë të luftës me pandeminë botërore,të varfërimit galopant,recesionit që pritet dhe termetit katastrofal,Shqipërija e rrënonë objektin-muze të ndërtuar dhe funkcional kaq dekada?Vallë si është e mundur që e tërë bota sot mendon si të rindërtojë të djeshmen pa pandeminë,kurse Shqipëria e shëmbë atë të djeshme në këtë katraurë?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...