Shqiptarët që e shesin gjakun e tyre, nuk meritojnë liri

ABDULLA MEHMETI

Ndonjë politikan shkurtpamës që u bën thirrje shqiptarëve, sidomos qytetarëve të Shkupit, që t’i votojnë kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), le ta provojnë së pari që udhëheqësit e kësaj partie t’u kërkojnë falje publike shqiptarëve për qasjen e derisotme armiqësore ndaj tyre; të deklarohen publikisht se nuk qëndrojnë pas thirrjeve raciste kundër shqiptarëve për vite me radhë; të distancohen nga kryerësit e këtyre veprave kriminale dhe të kërkojnë dënimin e autorëve të tyre; pastaj t’u japin shqiptarëve një afat kohor prej 27 vjetësh që të ndërtojnë qëndrim ndaj kësaj partie politike, për aq kohë sa kjo parti mban përgjegjësinë kryesore për mohimin dhe shkeljen e të drejtave të ligjshme të shqiptarëve, për krimet e derisotme, terrorin e organizuar, proceset e montuara politike, ekspeditat policore e ushtarake për ndëshkimin e qytetarëve të pafajshëm, si dhe përgjegjësinë për krimet tjera ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Nëse ka individë injorantë, të cilët edhe mund të harrojnë për shkak të interesave të veta idiote, gjaku ende i patharë i shumë qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, kujtesa e popullit dhe historia nuk harrojnë as falin!

(2.10.2017)


Loading...
loading...