Shqiptarët të dhënë pas Facebook-ut, zbulohet shifra e “frikshme” (Foto)

Shqiptarët njihen si përdorues të gjerë të rrjetit sociale Facebook duke arritur edhe shifra rekord në raport me popullsinë. Sipas Agjencisë DDB Albania & Montenegro, 81 për qind e atyre që kanë akses në internet janë përdorues të Facebook-ut.

Kjo është një shifër e lartë sa i përket vendeve të rajonit sepse ndryshe nga shtete të tjera, në Shqipëri Facebook-u ka një përdorim më të gjerë se sa rrjetet e tjera sociale, siç është Twitteri për shembull.

64 për qind e përdoruesve janë meshkuj dhe 34 për qind femra. Ndërkohë, mungesa e infrastrukturës së shpërndarjes së inernetit me linjë, shumica e përdoruesve, rreth 91 për qind e tyre hyjnë nëpërmjet celularit. Një numër i konsiderueshëm hyjnë ndërkohë edhe nëpërmjet celularit, po ashtu edhe nëpërmjet desktopit.Albeu

77 për qind e përdoruesve të Facebookut janë nën moshën 35 vjeçare duke e bërë këtë rrjet vendin e mbizotëruar nga të rinjtë.


Loading...
loading...