Shqiptari e rrah gruan e tij për një euro
Një person në Pejë ka rrahur gruan e tij me grushte e shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore.
Deri tek sulmi ndaj gruas erdhe për një arsye qesharake, burri kërkoi nga bashkëshortja që t’ia jep atij një euro, por kjo e fundit nuk kishte dhe kështu filloi sulmi ndaj saj, njofton gazetametro.net.
Burri i saj ishte nën ndikimin e alkoholit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortës së tij.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që i pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, njofton gazetametro.net.
“Me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore” thuhet në komunikatën e Prokurorisë.