Shqiptari në mëngjes postoi foto i lumtur në “Facebook”, në mbrëmje i merr jetën gruas së tij

Dali detaje të reja nga ngjarja tronditëse ku një shqiptar në Greqi ka mbytur për vdekje gruan e tij.

“Protothema” ka zbuluar se autori i krimit mëngjesin e ditës së krimit postoi një foto në “Facebook” ku shfaqej i lumtur me gruan e tij, ndërsa në mbrëmje i ka marrë jetën me duart e tij. Miqtë dhe të afërmit të çiftit janë të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lakoni.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai debatoi me 36-vjeçaren dhe situata agravoi deri në vrasjen e saj. Burri njoftoi vetë autoritetet për krimin që kishte kryer. Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.StrugaLajm

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo është FOTO që postoi autori i vrasjes ku shfaqej duke përqafuar gruan e tij.

In : Rajoni

Loading...
loading...