BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Shqiptari në pushtet është bërë hajdut, injorant, profiter ,derr i pangopshëm

Dr. Prof. M. Musai

Qëllimin e këtijë shkrimi do ta nisi me poezinë e Migjenit. Atëherë kur Migjeni e shkroi poezinë, ishte koha e mjerimit. Sot kjo poezi ka karakter më shumë dimenzional të mjerimit. Në kohën e sotme shqiptarët kanë shumë mjerime: – Mjerimin ekonomik, – Politik, – Social, – Kultural, – Arsimor, – Por më shumë, mjerimi mendor. Mjerimi ekonomik është kudo te shumica e shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera të banuara me shqiptar. Mjerimi ka ardhur si rrezulltat, i sundimit të pakuptimtë, prej mafies shtetërore shqiptare, prej profiterëve politik. Të cilët janë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me mafien Greke, Serbe, Ruse dhe Turke. Politikanët shqiptar, janë tregëtar politik, ata krijojnë politikë dhe ekonomi vrastare kundër interesave të popullit të vetë. Prandaj kemi gjendje kaq të rënduar dhe të mjerueshme ekonomike. Me politikën shqiptare, udhëheqin njerëzit të pa aftë dhe të pa shkolluar. Shumica prej tyre kan qenë tregëtar dhe hajdut, në perëndim dhe në vend. Kombi dhe shteti Shqiptar kërkon zgjidhje politike, për popull, për Shqipëri dhe jo për fise, klane banda të cilat popullit i kan futur trishtimin. Gjendja sociale e popullit shqiptar, është or vëlla mjerimi dhe trishtimi, që shqiptarëve u ka hyrë në palcë. Kudo sheh fytyra të zbehta, të trishtuara, të cilët para vehtes kan një rrugë, pa fund dhe pa zgjidhje. Kjo gjendje është mallkimi. Shqiptari në pushtet është bërë hajdut, injorant, profiter, arab, turk, grek, derr i pangopshëm. Kultura e popullit shqiptar ka nisur të zbehet, posaçërishtë prej elementit turko-arab. Për ditë vlerat kulturore kombëtare shqiptare sikurse janë: herojt, gjuha, flamuri kombi, po sulmohen prej vet “shqiptarit” për interesa të ngushta, prej atyre që nuk kan ndjenja dhe dashuri kombëtar. Shqipëria, Kosova, Maqedonia është e mbushur me gogola, të cilët janë të shitur dhe të blerë. Ata punojnë për interesat të Serbisë, Rusisë, Greqisë dhe të Turqisë.. Arsimi cilësor nuk ka vlerë. Budallejt shqiptar udhëheqin shtetin, tregëtarët japin diploma Univerziteti, deri në tituj më të lartë, doktora të shkencës. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend të Botës. Një popull pa arsimim të mirëfilltë, dihet se ku do të përfundojë. Për shtetin dhe për qëllimet e shenjta kombëtare, kemi nevoj të udhëheqin koka të mençme, intelektual të mirëfilltë, të cilët do të dijë ta bashkojnë kombin në një Shqipëri të bashkuar Shqipëri etnike. Shqiptarët me bindje kriminale, me vlera ultra primitive, janë duke i shitur dhe duke i përdhosur të gjitha vlerat tona kombëtare. Për të mirën e kombit shqiptar, për amanetin e të gjithë atyre që kan ran në fushën e nderit, duhet me e bashkuar kombin, idealin kombëtar, Vetëm ashtu mund ta madhërojmë hisen tonë kombëtare, me nënivelet e popujve më të qytetëruar të Europës dhe Botës. Prandaj këtë shkrim për ne shqiptarët e përfundojë: ka ardhur koha që të themi, kafshat që skapërdihet është or vëlla mjerimi, por mjerimi më i madh për shqiptarët është pamendësia, budallëku i tepruar. Zgjohu shqiptar, prej injorancës së tepruar te shqiptarët, për dhuratë kemi mjerimin, ekonomik, politik, social, kultural, arsimor dhe mendor ?!.,

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button