AktualeRajoni

Shqiptari ngriti në këmbë Zvicrën: Arratisje spektakolare nga burgu, policia në ndjekje prej 48 orësh!

Një operacion masiv kërkimi ka tronditur autoritetet zvicerane pasi një 23-vjeçar shqiptar u arratis në mënyrë spektakolare në Baden të Zvicrës. I burgosuri, i cili ndodhej me pranga dhe po transportohej përmes një shoqërie sigurie private, arriti të zhdukej brenda sekondave – duke sfiduar sistemin dhe lënë në alarm gjithë kantonin.

Ngjarja ndodhi të enjten në mëngjes, pak para orës 9:00, kur shqiptari u largua nga vendi i transportit përpara se të hipte në automjetin për të burgosur. I veshur me rroba të errëta dhe këpucë të bardha, ai u zhduk pa lënë gjurmë – megjithëse kishte pranga në duar.

Policia zvicerane nisi menjëherë kërkimin me qentë e shërbimit, helikopterë dhe forca të shumta policore nga kantonet Aargau dhe Cyrih, por edhe pas dy ditësh kërkimi intensiv, shqiptari nuk është kapur.

Zëdhënësit e policisë konfirmojnë se arratisja është bërë vetëm nën mbikëqyrjen e një punonjësi të vetëm të Securitas – diçka që tashmë po shkakton polemika të mëdha për sigurinë në sistemin zviceran të burgjeve.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi gazeta “Aargauer Zeitung” ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e bashkëpunëtorëve të jashtëm në arratisje. “Është e vështirë të besohet që ka ikur pa ndihmë apo një mjet në pritje”, shkruan gazeta.

Autoritetet kanë paralajmëruar publikun të mos i afrohen të arratisurit, ndërsa kushdo që ka informacion të telefonojë menjëherë në numrin emergjent 117.

Zvicra është ngritur në këmbë, ndërsa shqiptari i arratisur vazhdon t’u shpëtojë radarëve të policisë. A do të mund të kapet? Apo kemi të bëjmë me një “shqiptar të pamundur për t’u ndalur”?

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button