Shqiptarin policia e kap me 800 mijë paund në makinë (Foto)

Një shqiptar është akuzuar për pastrim parash, pasi autoritetet britanike zbuluan 800 mijë paund gjatë një kontrolli rutinë në veri të Londrës.

Sipas mediave lokale në Britani, Elisian Belishaku, i datëlindjes 15.07.1988, banues në New River Avenue, Haringey doli përpara gjykatës Harrow Crown Court më 19 nëntor 2020 duke pranuar tre akuzat për fshehje të të ardhurave nga aktiviteti kriminal dhe pastrim parash.

Rreth orës 17:30 më 26 maj 2020, oficerët e policisë londineze të operacionit Venice Scorpion ndaluan një makinë në zonën Colney Hatch Lane, N10.StrugaLajmStrugaLajm

Belishaku ishte shofer i makinës dhe rezultoi pa siguracion e patentë për të drejtuar një mjet në Angli. Nga kontrolli i automjetit u gjetën 15.000 sterlina, për të cilat shqiptari nuk dha asnjë sqarim për çfarë i kishte apo origjinën e tyre.StrugaLajm

Oficerët e Operation Venice Scorpion identifikuan shtëpinë e shqiptarit dhe kryen kontroll në një adresë në zonën Haringey duke hapur derën me çelësat e gjetur në makinën e Belishakut.T mobile In article [4]

Në shtëpi u gjetën dokumente dhe çelësa të një tjetër makinave të regjistruar në emrin e Belishakut. Kjo makinë u gjet e parkuar në një parkim nëntokësor ku u gjetën 800.000 sterlina të vendosura në kuti këpucësh dhe çanta shpine. Në këtë moment, njëri prej policëve që gjeti paratë u tha kolegëve me zë të lartë: Bingo! Masa e dënimit për Elisian Belishakun do të jepet në javët në vazhdim.

In : Aktuale

Loading...
loading...