Shtatë gjërat që nuk duhet t’i kërkoni në Google

Google është një motor kërkimi që mund të jetë shumë i dobishëm në shumicën e rasteve kur gjeni diçka që ju nevojitet. Megjithatë, ndonjëherë mund të funksionojë kundër jush. Ka disa gjëra që nuk duhet t’i bëni në Google, dhe më poshtë janë disa “më të këqijat”.

  1. Simptomat tuaja

Nëse nuk ndiheni mirë, konsultohuni me një mjek. Mos i kërkoni në Google simptomat, pasi ka një sërë faqesh që specializohen në përmbajtje të tilla, por shumica e tyre nuk drejtohen nga profesionistë mjekësorë. Kërkimi në internet për kuptimin e simptomave tuaja sigurisht që nuk do t’ju ndihmojë. Krejt e kundërta – do t’ju bëjë të ndiheni më keq dhe në panik.

  1. Çdo gjë që është vepër penale dhe mund të lidhet me krimin

Ju mund të dëshironi të kërkoni në Google “si të bëni një bombë” ose “si të bëni amfetamina” nga kurioziteti, por mos e bëni. Këto lloj kërkimesh monitorohen gjithmonë nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe adresa juaj IP mund të shfaqet në një bazë të dhënash të tillë.

  1. Kanceri

Është një rast që sa më pak të dini, aq më mirë flini. Ka kaq shumë lloje të kësaj sëmundjeje dhe shumica e tyre shfaqin simptoma që mund të jenë shumë të zakonshme për shumë kushte të tjera të padëmshme. Shumica e njerëzve përjetojnë marramendje, dobësi, vjellje, etj., kështu që ka të ngjarë të ngatërroni diçka tjetër me kancer dhe të futeni në panik.

  1. Infektimet e insekteve

Për një gjumë më të rehatshëm, është më mirë të mos dihet se si iu bën një infektim nga insektet. Andaj, nuk duhet kërkuar këso informacione.StrugaLajm

  1. Kafshët e rrezikshme

Qëndroni larg kësaj liste, përveç nëse dëshironi të fitoni fobi të reja. Ka shumë kafshë shumë të frikshme në planetin tonë. Një fobi e tillë mund t’ju pengojë të udhëtoni.

  1. Emri juaj

Nuk është ndonjë sekret i madh që në epokën e internetit, privatësia jonë është shumë në pikëpyetje. Nëse provoni të gjeni në Google emrin tuaj, mund të hasni në disa rezultate të pakëndshme. Foto të këqija, informacione të vjetruara, përmbajtje të parëndësishme – ne i marrim gjëra të tilla shumë seriozisht. Nëse gjeni diçka të tillë, do të dëshironi t’i fshini të gjitha. Megjithatë, nuk është një çështje e thjeshtë. Ndoshta thjesht nuk duhet ta kërkoni emrin tuaj në Google, shkruan BrightSide.

  1. Lindja e fëmijës

gjithë i kemi parë ato skena në filma. Gratë që bërtasin me zë të lartë, mjekët që përpiqen t’i qetësojnë – gjithçka duket vërtet stresuese, madje edhe në film. Mund t’ju shkaktojë ankth kur ju kërkoni diçka të tillë.

In : Aktuale

Loading...
loading...