Shtegtarët-Një poezi nga Xhemi Hajredini

Shtegtarët

Pas shpine lidhjet e ngushta,
nga rrënjët të shkulur,
ikin e vijnë shpirttrazuar,
të lodhur, të çlodhur…
Ndarje e kufij,
tinguj misteriozë,
raca, tradita e identitete lloj-lloj,
fise bardhezi,
nëpër dyert e botës, lesheli…
Ftohtë në mëmëdhe,
ngrohtë në të huajin dhe,
e mëmës gjuhë e folur,
ngulmon të ruaj burimin,
mallin për atdhe.
Pambarimisht mjegulli,
ngjarje të trishta,
mjerë të mundurit,
krijesa të brishta.
Nënat me heshtje të matura,
bëjnë sikur jetojnë,
fshehin vuajtjet e grumbulluara,
elikzir nuk ka,
shtegtarët gjallojnë.StrugaLajm

Xhemi Hajredini
Strugë, 24 gusht 2021
(foto nga interneti)StrugaLajm


Loading...
loading...