Shtetas i Maqedonisë arrestohet në aeroportin e Beogradit:Çantën e kish plotë me rrobe të lagura me “kokainë të lëngshme”

Një 51 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia serbe në aeroportin e Beogradit.

Siç ka njoftuar policia serbe, shtetasi i RMV-së, është arrestuar me një çantë plotë me rrobe të lagura me “kokainë të lëngshme”.

Sipas doganës serbe, 51 vjeçari ka arritur në Beograd duke udhëtuar nga Ekuadori, përmes Amsterdamit. Gjatë kontrollit të bagazhit të tij, kanë vërejtur se rrobat janë të lagura dhe më të rënda se zakonisht.StrugaLajm

Me hapjen e valixhes, është ndier edhe erë e rëndë e acidit. Ai u ka dhënë zyrtarëve doganorë se ka ardhur nga Ekuadori, ku ka qëndruar 13 ditë te një mik i tij.StrugaLajm

“I pyetur se pse rrobet janë të lagura, ai është përgjigjur se nga vendi ku udhëton lagështia është e madhe dhe se rrobat e lara nuk janë tharë sa duhet”, njoftoi Drejtoria Doganore serbe.

Mirëpo pas ekspertizës së kryer, është konstatuar se rrobat kanë qenë të lagura me kokainë.

In : Aktuale

Loading...
loading...