Aktuale

Shtetasi nga Shqipëria sulmon fizikisht një 26-vjeçare nga Kili në Ohër


Një incident është shënuar pasditen e djeshme në Ohër, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 26-vjeçare nga Kili brenda një apartamenti.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 7 mars 2026 rreth orës 13:53 në SPB Ohër është raportuar se në një apartament në rrugën “11 Tetori” në Ohër, personi me inicialet K.H. nga Shqipëria e ka sulmuar fizikisht D.A.S. (26) nga Kili.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button