Shtetasit të Maqedonisë i vidhen në Durrës 6.000 franga dhe vetura

Një shtetas i Maqedonisë i cili ka poseduar edhe pasaportë zvicerane, nën kërcënimin me armë është plaçkitur gjegjësisht nga bashkëshortja e tij janë vjedhur 6.000 franga zvicerane dhe automobili “AudiQ5” në Durrës, Shqipëri.

“Një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me vendbanim të përhershëm në Zvicër, i cili mbërriti në Shqipëri për pushime me gruan e tij, shtetase e huaj, nga ana e dy personave, nën kërcënimin me armë i janë marrë 6.000 franga zvicerane dhe dhe automobil AudiQ5”, njofton televizioni Top Chanel.StrugaLajm

“Menjëherë pas denoncimit të ngjarjes, policët nga komisariati i policisë nga Durrësi ndërhynë dhe pas disa orësh e përfunduan me sukses aksionin. Personat që e kanë grabitur B.F (33), shtetas i R Maqedonisë së Veriut, i cili gjithashtu ka poseduar edhe pasaportë zvicerane, dhe gruan e tij, janë arrestuar. Bëhet fjalë për H.S (40) dhe R.K (33) të dy nga Durrësi, të cilët morën pjesë direkt në ngjarje, si dhe G.D nga Kavaja nga i cili kërkuan t’u ndihmojnë të strehohen”, qëndron në kumtesën e policisë.
Shtohet se automobili është gjetur ndërsa punohet për gjetjen e parave.StrugaLajm

Ky është rasti i dytë, më datën 27 të këtij muaji në Vlorë u dogj një automobil “Audi P9” pronë e një personi nga Koçani, i cili me familjen ka jetuar në Gjermani.

In : Aktuale

Loading...
loading...