Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja çmimet?

Në tregjet në Maqedoni janë rritur çmimet e një pjese të cigareve. Sipas informacionit të publikuar nga portali Press24, nëse dëshironi të blini një kuti Marlboro, nga sot ju duhet të paguani 10 denarë më shumë.

Pothuajse çdo vit, periudha mars-prill është e njohur për rritjet e para të çmimeve të cigareve, si një parapërgatitje për rritjen e akcizës që ndodh çdo vit më 1 korrik.StrugaLajmStrugaLajm

Ligji për akcizat për cigaret dhe produktet e duhanit parashikon rritje të çmimit të cigareve çdo vit për të paktën 4 denarë deri në vitin 2023. Kjo do të thotë që me një ritëm të tillë, markat e caktuara të cigareve mund të shiten deri në 200 denarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...