BLENDI PETROL
Aktuale

Shtrenjtohen për 30% çmimet e hoteleve në Ohër

Hotelet në Ohër do të kushtojnë 30 për qind më shtrenjtë nga fillimi i këtij sezoni turistik.

Produktet, energjia dhe rrogat e stafit janë shtrenjtuar dhe për këtë arsye ata duhet të rregullojnë çmimet, theksuan nga shoqata e turizmit dhe hotelierëve.

Megjithatë, Ohri është ndër destinacionet më të lira në rajon. Hotelierët presin një sezon të suksesshëm dhe një numër të madh turistësh. Këtë vit pritet një numër më i madh i turistëve nga Anglia, Polonia dhe Holanda pas fluturimeve të vendosura sezonale nga këto vende. (INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button