Aktuale

Shtrenjtohet dizeli nga mesnata


Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,46%, krahasuar me çmimet e përcaktuara sipas vendimit për çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 12.01.2026.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për 1,50 denarë për litër.
Me këtë rritje:
EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 72,00 den/litër,
EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 74,00 den/litër,
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 66,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 denarë për litër, duke arritur në 66,50 den/litër.
Po ashtu, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,854 denarë për kilogram, dhe do të jetë 32,987 den/kg

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button