Shumica e politikanëve tanë janë me tru të ‘cekët’, e me xhepa shumë të thellë!

Nëse e keni vërejtur, te ne të gjithë të rinjtë duan të bëhen ose këngëtarë, ose gazetarë ose politikanë. Sepse këto profesionet mbahen si më të lehtat, ngaqë shumica e këngëtarëve tan nuk këndojnë me zë por me trup, gazetarët nuk e thonë atë që kanë parë me sy por atë që ua thotë partia dhe, shumica e politikanëve tanë kanë tru të cekët, e xhepa shumë të thellë.

Kryetari i VV është ndër të rrallët që ia kthen dinjitetin politikës, që atë e bënë profesion të të mençurve dhe të njerëzve të përgjegjshëm.

Dhe kjo është arsyeja pse shumica e politikanëve nuk e durojnë atë dhe pse shumë nga opinionistët tanë duan ta diskualifikojnë, duke e shpallur antiamerikanë, majtistë e çka jo tjetër.

Thjeshtë shumicën e kolegëve të vet politikanë, ai i përballë me injorancën e tyre, ndërkaq disa opinionistëve ua merr mundësinë që të ndjehen superior përballë burrështetasve që besojnë se nuk kanë nevojë për tru me të cilin do e drejtojnë popullin, por për ‘dru’ me të cilin do e nënshtrojnë atë.

Dhe shumica e burrështetasve tanë janë politikanë batutash, politikanë që mbahet me llafazani, që mbështeten te nëntoka politike, që paaftësinë e vet dhe keqqeverisjen e mbulojnë duke nxitur grindje mes gjithë shtresave shoqërore, ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes është dijetar që çdo kund rrezaton urtësi e mirësi.StrugaLajmStrugaLajm

Andaj duhet shpresuar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, janë mundësi që VV sërish të vijë në pushtet e ta rivazhdojë procesin për çlirimin e vendit nga zhvatësit e saj dhe të krijojë kushte që gjithë ‘kriminelët’ e paqes që e plaçkitën shtetin dhe popullin e vet, të dalin përpara drejtësisë.

Dhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare populli shqiptarë i Kosovës do ketë mundësi t’i dënojë ‘pleqtë’ e LDK’së që e rrëzuan ish qeverinë e VV duke besuar se populli është një turmë e pa kokë, të cilën nëse arrin ta mashtrosh e ta mbyllësh në oborrin tënd partiak, atëherë me të mund të tallesh si të ta dojë qejfi.StrugaLajm

Ndërkohë duhet thënë se me shumëçka, Kosova i ngjanë një vend që ka tre ‘sundues’, e të cilët nuk i ndërlidh asgjë e përbashkët përpos ‘grazhdit’ shtetëror nga ata ushqehen.

Pra Kosova sot është e ‘sunduar’ nga ndërkombëtarët, që nuk i përgjigjen askujt, nga ‘Lista sërpska’ që i raporton Beogradit dhe nga qeveritarët shqiptarë që marrin votat e shqiptarëve, por me ardhjen në pushtet, bëjnë çmos që të jenë të pëlqyer nga ndërkombëtarët dhe ‘Lista srpska’, nga ata që ua kanë fatin politik në duar.

Dhe nëse është kështu, atëherë duhet pranuar se në Kosovën e sotme është e vështirë të mbijetojë cila do qeveri si ajo e VV, cila do qeveri që interes parësorë ka atë të popullit që përfaqëson e të shtetit që drejton, e jo të elitave partiake.

Andaj, për mbarë shqiptarinë, e jo vetëm për Kosovën, është e rëndësishme ardhja e VV në pushtet, sepse duke e çliruar shtetin e vet nga qeveritë e varura nga ‘Lista srpska’, shqiptarisë do i tregojë se cili është dallim mes qeveritarëve që i shërbejnë popullit dhe atyre që kujdesen të jenë sa më të pëlqyera nga të huajt.

In : Aktuale

Loading...
loading...