AktualeOpinion

Shyqyr Zotit që s’ju ndodhi tragjedi më e madhe Zaevit e Selës!

Punë djalli, njëri iku, tjetri s’iku, disa i rahën e i përgjakën, deputetët e BDI-së rrinin rehat, Selën e plagosën rëndë, është në gjendje kritike, më vonë jashtë rrezikut, këta të Besës e kënduan himnin, provokuan, ikën e tradhtuan, Zaevi u gjakos së bashku me 14 deputetët e tij, pse Ali Ahmeti s’ishte aty, ky hero e këta frikacakë, gazetarët në rrezik e janë të ngujuar, e kështu me radhë, duke folur e shkruar çfarë do llojesh fjalësh të pjellura sipas ideologjive partiake.

Ç’janë këto biseda të kota e të padobishme për popullatën e gjorë, kur dihet se fajtorët kryesorë të situatës së tensionuar në parlamentin e Maqedonisë ishin Ivanov Kuklla, Nikolla Këmbëhapuri dhe Çavka e Policisë Speciale së bashku me Ministrinë e Punëve të Bredshme. Miq të dashur, mbrëmë të gjithë deputetët e LSDM-së dhe ato të partive shqiptare, po dhe gazetarë ishin në prag të vdekjes nga simpatizantët  dhe militantët e çmendur të Nikolla Gruevskit.

Prandaj në ato momente rrëmuje e rrezikshmërie cili deputet nuk do donte të shpëtonte lëkurrën e vet nga fallangat e tërbuar vëmëroiste, pra, mbrëmë të gjithë deputetët e koalicionit qeveritar kanë qenë aty, në parlamentin e frikshëm nga monstrumet e Çavkës. Normale se në atë tollovi papërgjegjegjësie dikush do rrihet më shumë, ndonjë më pak e dikush hiç fare, Po shyqyr Zotit që nuk ndodhi ndonjë tragjedi e madhe për deputetin e nderuar Ziadin Sela dhe për heroin kryesor të kësaj skene politike makabre Zaevin dhe deputetët e tij. Deputetit më të zëshëm të këtij parlamenti, Ziadin Selës i dëshirojmë rehabilitim sa më të shpejtë, shëndet dhe suksese gjatë qeverisjes së re në Republikë e brishtë të Maqedonisë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button